Connect with Us

14 naftëtarë në grevë urie për 27 paga të mohuara/ Protesta që i ç’jerr maskën klasës politike

Sociale

14 naftëtarë në grevë urie për 27 paga të mohuara/ Protesta që i ç’jerr maskën klasës politike

Publikuar

-

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar sërish në lidhje me grevën e urisë të naftëtarëve në Fier.

Në një deklaratë për mediat, KSSH shpreher se 14 naftëtarë janë futur në grevë urie, jo për makinën e blinduar të Ramës, as për qeveri teknike, por 27 paga të mohuara.

KSSH hedh akuza ndaj mazhorancës dhe opozitës, ndërsa thekson se kjo protestë i çjerr fasadën kësaj klase politike së cilës sa herë i jepet mundësia tregon eunukërinë përballë biznesit dhe dhëmbët përballë punëtorit të thjeshtë.

“Prej 3 ditësh 14 naftëtarë të nënstacionit Poçemit pjesë e uzinës së Ballshit kanë hyrë në grevë urie si masë ekstreme e moszgjidhjes së problemit të tyre.
Halli i tyre nuk makina e blinduar e Ramës, as kërkesa e opozitës për qeveri teknikë sa herë ka zgjedhje, por shqetësimi i tyre janë pagat e 27 muajve që biznesmenët oligarkë që fshihen pas lloj- lloj emrash kompanish of shore nuk u’a japin.

Besnik Sulaj është biznesmeni që duhet të japë llogari përpara naftëtarëve dhe përpara shtetit për këtë ngërç dhe abuzim me djersën e këtyre burrave.
Kjo protestë i çjerr fasadën kësaj klase politike së cilës sa herë i jepet mundësia tregon eunukërinë përballë biznesit dhe dhëmbët përballë punëtorit të thjeshtë.
Është kjo klasë politike që paguan në media për të diskretituar sindikatat, e për ironi të fatit sindikata është e vetmja që po përpiqet ti japë zgjidhje problemit të këtyre naftëtarëve të lënë në mëshirë të fatit që u mohet djersa e tyre.

LEXO EDHE:  KSSH ngre alarmin/ Inspektoriati Shtetëror i Punës, çerdhe militantësh

Pavarësisht se këta punëtorë janë mashtruar nga pronari për të nënshkruar kontrata kolektive abuzive më një sindikatë që ende është në gjumë dimëror sërish KSSH është pranë tyre pasi për në, e drejta e punëtorëve shqiptar është mision, e më pas profesion.
Mediave u bëj apel të hapin dyert e ekranit për këto naftëtarë pasië ata janë vëllezërit tanë, e nesër shumë prej jush do të jeni në vendin e tyre.

Kjo grevë është një këmbanë alarmi për shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Shqipëri.
Këshilli Kombëtar i Punës është inegzistent përballë kësaj panoramë të rëndë në të cilën ndodhet klasa punëtore në Shqipëri.
Klasa politike na nxitur dhe ka mëkuar skllavërimin e punëtorit shqiptar prej 30 vitesh, ndaj sot jemi përballë faktit kur parlamenti po miraton një ligj për të krijuar lehtësira për punëtorët e huaj që të vijnë në Shqipëri.
Ky vendim do ketë pasoja fatale për atdheun dhe Shqipërinë, pasi do vendi ynë do përballet me probleme sociale të theksuara, por për këtë çështje do kemi një reagim zyrtar në ditët në vijim.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë është pranë naftëtarëve që janë në grevë urie dhe do kenë mbështetjen tonë të pakursyer deri në plotësimin e kërkesave të tyre.”-thuhet në deklaratën e KSSH.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ambasadorja e SHBA takim me Manastirliun/ Duhet të jeni vigjilent mbi koronavirusin, të zbatohen udhëzimet e OBSH

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ku në qendër të bisedimeve kanë qënë masat për mbrojtjen nga koronavirusi.

Sikurse bëhet e ditur nga vetë ambasada e SHBA, ambasadorja Kim ka theksuar rëndësinë e të qenurit vigjilent ndaj këtij virusi si dhe zbatimin e udhëzimeve të OBSH.

“Gjatë bisedës së saj me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirlliu, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim diskutoi rëndësinë e të qenurit vigjilent mbi koronavirus dhe zbatimin e udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit. Ato biseduan gjithashtu edhe klimën e kujdesit shëndetësor në Shqipëri si dhe risitë në modernizimin e kujdesit shëndetësor”, njofton ambasada e SHBA.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Fëmija 9 vjeç vuan nga sëmundja e rëndë/ Familja apel për ndihmë

Publikuar

-

Nga

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi nga një familje nga qyteti i Kukësit.

Djali i tyre,  Elio Rexhmati, vetëm 9 vjeç është identifikuar me një sëmundje e rëndë, dhe për t’ia dalë mbanë ai ka nevojën e të gjithëve.

Familja bën të ditur se 9-vjeçari mund të kurohet në Gjermani, por për këtë nevojitet një shumë prej 224.000.00 €.

Elio Rexhmati është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, e quajtur LIMFOM MALINJE B-NHL.

“Apel për ndihmë! Elio Rexhmati, djali 9 vjeçar nga Kukësi kërkon ndihmën e të gjithëve ne për t’ja dalë mbanë. I diagnostikuar me sëmundjen LIMFOM MALINJE B-NHL ,per të cilën familjes i nevojiten 224.000.00 € për shërimin e femijes së tyre, lind nevoja per te kerkuar kontributin tuaj financiar. Kurimi i tij bëhet i mundur jashtë vendi , në Gjermani , falë ndihmës sonë të përbashkët. Kontributi juaj vlen shumë për jetën e tij! Ju lutemi, të gjithë së bashku le ti falim përsëri buzeqeshje dhe jetë Elios! Ju falenderojm per çdo kontribut tuajin”-thuhet në apelin për ndihmë të mbërritur në radaksinë e CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Moti do t’iu surprizojë

Publikuar

-

Nga

Për të gjithë ju që keni bërë plane për fundjvën, duket se edhe moti është në favorin tuaj.

Sipas SHMU, ditën e sotme do të kemi mot të kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore. Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi deri në 25m/sek.

Po ashtu edhe ditën e Diel vendi do të vijojë të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore.

LEXO EDHE:  Greva e pedagogëve/ Arlind Qorri nxjerr zbuluar Shahinin

LEXO EDHE:  Punonjësit e uzinës së naftës në Ballsh 6 muaj pa marrë pagat/ Pse nuk proteston Arlind Qorri?

Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi deri në 8m/sek.

LEXO TE PLOTE