Connect with Us

Zjarr në një banesë në Shkodër/ Zjarrfikësit “në luftë” me flakët

Kronika

Zjarr në një banesë në Shkodër/ Zjarrfikësit “në luftë” me flakët

Publikuar

-

Një banesë në lagjen “Kiras” të Shkodrës, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e zjarrit dhe nëse ka të lënduar.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rënies së zjarrit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Policia “tund” prangat/ Tetë të arrestuar në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Bien në prangat e policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. A., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 257 gr. lëndë e dyshuar cannabis sativa dhe 4 fidanë të dyshuar cannabis sativa.

N. H., 35 vjeç dhe Gj. Gj., 31 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shitje të lëndës narkotike të llojit heroinë, në rrugët “Kongresi i Lushnjës” dhe “Ylbere Bylykbashi”.

Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiali një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë, e ndarë në doza gati për shitje dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. C., 52 vjeç, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës dhe bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

N. A., Gj. N. dhe O. P., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

E. M., 34 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar motoçikletën pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vijon operacioni “Domosdova”/ Shkon në pesë numri i të arrestuarve në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Në vijim të operacionit policor të koduar “Domosdova”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuar një muaj më parë nga DVP Elbasan, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas dhe u sekuestruan 28.5 kg kanabis, operacioni ka vijuar me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i hetimeve është bërë i mundur identifikimi i shtetasve që ua kishin shitur lëndën narkotike shtetasve të arrestuar gjatë operacionit.
Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me DVP Fier, pas një pune të mirorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve: B. G., 46 vjeç dhe G. G., 51 vjeç, të dy banues në Roskovec.

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim policor shtetasit R. M., 30 vjeç dhe Sh. G., 39 vjeç dhe po punohet për kapjen e tyre.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Me goditje të shumta në fytyrë e trup/ Gjendet e pajetë 16 vjeçarja shqiptare në Greqi

Publikuar

-

Nga

Trupi i pajetë i një 16-vjecareje shqiptare është gjetur sot i pajetë në pyllin e oborrit të kishës Profiti Ilia, në Greqi.

Sipas policisë greke, bëhet fjalë për 16 vjeçaren shqiptare, Maria Hyseni, që kishte dhe një motër binjake, dhe që banonte me familjen e saj në Trikala.
Mediat greke raportojnë se 16-vjeçarja ka marrë goditje të shumta në fytyrë e trup.

Policia deklaroi se të gjitha skenaret janë të hapura, por goditjet e shumta në trup dëshmojnë për një akt kriminal, gjithsesi do të jetë autopsia që do të thotë fjalën e fundit.

Trupi i pajetë i 16 vjecares shqiptare u gjet sot nga punëtorët e pastrimit të Bashkisë në oborrin e Kishës. Ajo banonte bashkë me familjen e saj në qendër të qytetit Trikal.
Familja dhe shokë të vajzës janë thirrur nga policia greke për t’u marrë në pyetje, deklaratat e të cilëve pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen./CNA.al

LEXO TE PLOTE