LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump sulmon ish shefin e stafit, John Kelly

14 Shkurt 2020, 07:48, Kosova & Bota CNA
Trump sulmon ish shefin e stafit, John Kelly

Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi të enjten ish-shefin e tij të stafit, John Kelly, pasi ky i fundit mbrojti ndihmësin e shkarkuar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Alexander Vindman, i cili dëshmoi kundër presidentit disa javë më parë.

John Kelly, gjeneral në pension, i cili shërbeu si shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë për 17 muaj, deri në fillim të vitit të kaluar, mbështeti nënkolonelin Vindman gjatë një fjalimi në një universitet të Nju Xhersit, ku shprehu kundërshtime edhe për disa politika dhe veprime të Presidentit Trump.

“Kur e hoqa John Kelly-n, gjë që mezi prisja ta bëja, ai e dinte fare mirë se e kishte mbushur kupën,? shkruante zoti Trump në Twitter të enjten.

“Puna si shef i stafit nuk ishte për të,? shkruante presidenti Trump. “Ai hyri me bujë, por doli me heshtje, por si shumë ish zyrtarë të tjerë, ai nuk e kupton situatën dhe nuk e mban dot gojën mbyllur, gjë që në fakt e ka detyrim ushtarak dhe ligjor ta bëjë. Gruaja e tij e fantastike, Karen, për të cilën kam shumë respekt, në një rast më tërhoqi mënjanë dhe më tha me insistim se ?John-i ju respekton shumë. Kur nuk do të jemi më këtu, ai do të flasë vetëm mirë për ju?. Por nuk ndodhi kështu!”

Në komentet e së mërkurës mbrëma, John Kelly tha se nënkoloneli Vindman, si oficer ushtarak, ?bëri pikërisht atë që ne i mësojmë ata të bëjnë nga djepi në varr. Ai shkoi dhe i tha shefit të tij atë që sapo kishte dëgjuar.?

Vitin e kaluar, Vindman u shprehu shqetësim eprorëve kur mësoi se Presidenti Trump i kërkoi Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy ?një favor”, të niste hetime ndaj njërit prej rivalëve kryesorë të zotit Trump në fushatën prtesidenciale të vitit 2020, ish-nënpresidentit Joe Biden dhe djalit të tij Hunter Biden që punonte për një kompani gazi ukrainase.

Më pas, nënkoloneli Vindman në fund të vitit të kaluar u bë ndër dëshmitarët kryesorë kundër Presidentit Trump pasi demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve ngritën akuza ndaj presidentit, me synimin për ta shkarkuar atë.

“Ne i mësojmë ata: Mos zbatoni një urdhër të paligjshëm,” tha Kelly duke iu referruar nënkolonelit Vindman.

Vindman, së bashku me vëllain e tij binjak, Eugene Vindman, një tjetër nënkolonel që punonte në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, u shoqëruan nga Shtëpia e Bardhë të premten e kaluar dhe u kthyen në postet e tyre të mëparshme në Departamentin e Mbrojtjes. Kritikët kanë akuzuar Presidentin Trump se u tregua hakmarrës për heqjen e nënkolonelit Alexander Vindman, por presidenti e quajti atë “tepër të pabindur”.

Në fjalimin e së mërkurën, zoti Kelly tha se kishte pasur një numër mosmarrëveshjesh me Trump.

Ai mori në mbrojtje median, një objektiv i shpeshtë i zemërimit të zotit Trump; vuri në pikëpyetje vlerën e dy samiteve të presidentit me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, dhe kritikoi vendimin e Presidentit për të falur një komando të marinsave, i dënuar për krime lufte./ VOA

Lajmet e fundit nga