LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjedia në familjen Tola/ Asfiksia mund të ketë ardhur nga soba me dru

14 Shkurt 2020, 18:52, Kronika CNA
Tragjedia në familjen Tola/ Asfiksia mund të ketë ardhur nga soba

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ditë së sotme në Bulqizë, ku tre persona, anëtarë të një familje humbën jetën, si pasojë e rrjedhjes së gazit, ndërsa vajza e vogël 14 vjeçe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Grupi i ekspertëve i cili ka shkuar në banesë për të bërë verefikimet lidhur me shkaqet e ndarjes nga jeta të nënës me dy fëmijët, ka hedhur dyshime që vdekja mund të ketë ardhur nga soba me dru, dhe jo bombula e gazit.

Nga verefikimet, bombola e gazit e cila ndodhej në ballkon, ka  rezultuar të ishte e mbyllur me siguresë, ndërsa në banesë nuk është ndjerë erë gazi, çka heq dyshimet e tyre se familja mund të jetë asfiksuar nga gazi.

“Kjo në foto është bombola e gazit në shtëpinë e familjes Tola në Bulqizë e gjetur nga grupi i ekspertëve të Inspektoriatit Shtetëror Teknik Industrial – ISHTI. Ajo ka qenë në pjesën e ballkonit të banesës. Kjo bombol mban rreth 10 litra gaz por në momentin kur është gjetur nga ekspertët ka rezultuar me 5 litra por me siguresë të mbyllur. Ndërkohë në pjesën e brendshme të shtëpisë në një dhomë të vogël grupi i ekspertëve ka evidentuar një sobë drush çka ka bërë që të dyshojnë që vdekja e anëtarëve të familjes Tola të ketë ardhur si pasoje e sasisë së madhe të druve dhe mbushjes së dhomës me sasi të madhe tymi.

Gjithashtu ekspertët e ISHTI thonë që në momentin që kanë shkuar në banesë por edhe nga komunikimet me fqinjët nuk kanë ndjerë erë gazi. Fakti që bombola e gazit ka qenë me siguresë të mbyllur i bën ata të presin rezultatet e ekspertizës për të dhënë përgjigjen e saktë sa i takon arsyes që i mori jetën nënës dhe dy fëmijëve të familjes Tola në Bulqizë”, bën të ditur ISHTI përmes një njoftimi për mediat.

 

Lajmet e fundit nga