Connect with Us

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit/ Holanda dhuron 3 milionë euro

Politikë

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit/ Holanda dhuron 3 milionë euro

Publikuar

-

Holanda dhuron 3 milionë euro rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Lajmin e bën të ditur ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Holanda qëndron në krah të Shqipërisë dhe do të dhurojë 3 milion euro për përpjekjet e rindërtimit, pas pasojave të tërmetit”, shkruan Blok.

Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima dhe plagosi qindra të tjerë. Sipas shifrave të publikuara nga qeveria, dëmet shkojnë deri në 985 milionë lekë./ CNA.al

Tërmeti i 26 nëntorit/ Qeveria zbulon shifrën zyrtare të faturës së dëmeve

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ish presidenti i tërheq vëmendjen Metës/ Nuk mund ta përfaqësosh nëse bëhesh palë me…

Publikuar

-

Nga

Ish-Presidenti Alfred Moisiu i ka dhënë një mesazh Ilir Metës, teksa e rekomandon këtë të fundit të mos bëhet palë por të debatojë në respektimin dhe në kërkesën për respektimin e kushtetutës.

“Përfaqësojnë unitetin e kombit dhe unitetin e kombit nuk mund ta përfaqësosh nëse bëhesh palë ose merr pjesë në debatet e ndryshme politike.

Presidenti bën debate kushtetuese për mbrojtjen e kushtetutës dhe interesave të vendit. Unë u përpoqa të jep një shembull, të cilin e ndjek sipas experiencës”, është shprehur ai për Ora News./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më kanë bërë bllok”/ Bamir Topi ankohet se nuk e ftojnë në emisione

Publikuar

-

Nga

ish-presidenti bamir topi ne studio

Janë të shumtë personazhet publikë që ankohen se nuk gjejnë hapësira televizive ku të shprehin mendimet e tyre.

Një ankesë të tillë e ka bërë pasditen e sotme edhe ish-presidenti Bamir Topi, teksa ishte i ftuar në emisonin “45 minuta”.

Gjatë emisionit, ai deklaroi se nuk kanë mbetur më hapësira televizive, ndërsa theksoi se edhe kur shkon në emisione nuk i japin kohën e duhur të flasë dhe të shprehë qartë mendimin e tij.

Në përfundim të intervistës, Topi tha duke qeshur se disa gazetarë që kanë emisionet e tyre “i kanë bërë bllok”.

LEXO EDHE:  Tërmetet/ Dhjetë arsye, pse duhet të jeni përfundimisht të qetë

LEXO EDHE:  Tragjedia nga tërmeti/ Klodian Lala: “Ekipet shqiptare kanë vetëm uniformën, nëse nuk do të kishin ardhur të huajt…”

“Faleminderit që më ftove ti në fakt, se të tjerët më kanë bërë bllok”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Topi kritikon analistët/ “Janë të paguar nga opozita dhe mazhoranca, opinione të skandalizuara”

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bamir Topi ka kritikuar analistët për deklaratat e tyre në emisionet televizive.

Topi i akuzoi analistët se janë të paguar nga partitë politike dhe thonë çdo ditë të njëjtat gjëra.

“Shikoni dy profile të ndjeshmërisë publike në mëngjes dhe mbrëmje, në mëngjes është i hallexhinjve se ata janë zgjuar se janë në hall, ndërsa kur shef emisionet e mbrëmjes, sheh opinionistë të paguar mirë, disa paguhen nga opozita dhe disa nga qeveria. Merr ditën e enjte, shih emisionet e mëngjesit dhe shikoje në të njëjtën mënyrë në darkë. Sot unë e ka shumë të vështirë të përcaktoj kush është në drejtimin politik të vendit, janë opinionistët apo janë politikanët”, tha ai në emisionin “45 minuta”.

LEXO EDHE:  Tragjedia nga tërmeti/ Klodian Lala: “Ekipet shqiptare kanë vetëm uniformën, nëse nuk do të kishin ardhur të huajt…”

LEXO EDHE:  Nga Bledi Mane/ Tërmetit i ka mbetur qejfi nga ne, nga ne shqiptarët!

Ish-Kreu i Shtetit nënvizoi më tej se në rast se do kishte një përplasje të fortë të opinioneve realiste, do i jepte të drejtë, por theksoi se shikon se opinionet janë të skandalizuara./ CNA.al

LEXO TE PLOTE