Connect with Us

Të dehur në timon dhe pa patentë/ Ndalohen dy persona

Kronika

Të dehur në timon dhe pa patentë/ Ndalohen dy persona

Publikuar

-

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, dhe pa patentë.

“Policia Rrugore e Qarkut Gjirokastër ka shtuar masat për konstatimin dhe procedimin e personave që drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, si dhe shkeljet të cilat janë burim aksidenti, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit:

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Policia: E paligjshme, organizatorët do të përballen me ligjin

L., 32 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

B., 32 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin Përmet-Këlcyrë u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapet me 205 kg drogë/ Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Greqi, në kërkim dy të tjerë

Publikuar

-

Nga

Kapet me 205 kg drogë/ Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Greqi, në kërkim dy të tjerë

Policia greke ka arrestuar një shqiptar, pasi e ka kapur me 205 kilogram kanabis.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se 22 vjeçari shqiptar, emri it ë cilit ende nuk bëhet me dije, u arrestua në vendin e quajtur Kineta, 20 km në veri perëndim të Athinës.

Ai e kishte fshehur drogën në magazinën e një vile luksoze ku qëndronte prej disa muajsh me qira.



Operacioni për kapjen e drogës nisi pas sinjalizimit nga qytetarët se në banesë ndodhej një sasi e madhe lënde narkotike, që dyshohet se ishte importuar nga Shqipëria.

LEXO EDHE:  Ish-deputeti “masakron” Ramën/ I ke shërbyer krimit, gjej guximin të përballesh me 63 viktimat

LEXO EDHE:  Ngjarje e rëndë/ Vret nënën për të blerë kokainë

Mësohet se autoritetet greke kanë sekuestruar 205.4 kg lëndë narkotike, disa gjurmues GPS, disa karta SIM, telefona celularë dhe një peshore elektronike.

Gjykata e shtetit fqinj dha masën “arrest me burg” për të riun shqiptar deri në përfundimin e hetimeve. Ndërkohë u shpallën në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të tij shqiptarë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas këmbësorin/ Humb jetën i moshuari, plagoset rëndë shoferi

Publikuar

-

Nga

Makina përplas këmbësorin/ Humb jetën i moshuari, plagoset rëndë shoferi

Një automjet ka përplasur një këmbësor pasditen e sotme në rrugën nacionale Klos – Burrel.

Mësohet se automjeti po vinte nga Dibra në drejtim të Tiranës kur ndodhi aksidenti në afërsi të urës së Shul Batrës.



Raportohet se këmbësori 70 vjeçar Bajram Muça është dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

LEXO EDHE:  Arrestimi i protestuesve/ Këshilltarët bashkiakë të Kukësit padisin Prokurorinë dhe Policinë

LEXO EDHE:  Operacioni anti-drogë në Milano/ Marijuana nga Shqipëria shkëmbehej me kokainë nga Holanda

Gjithashtu i plagosur rëndë ka mbetur edhe shoferi rreth 73 vjeç, i cili ndodhet në spital. Ndërkohë, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët një pikë skrapi në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Përfshihet nga flakët një pikë Skrapi në Tiranë

Një pikë skrapi është përfshirë nga flakët pak momente më parë në rrugën Tiranë-Ndroq, në dalje të Kombinatit.

Mësohet se zjarri ka ngjallur panik te banorët, pasi e gjithë zona është mbuluar nga tymi.



Nga informacionet paraprake, raportohet se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll.

LEXO EDHE:  Ekskluzive- Skandali/ Policia nis hetimet ndaj banorëve e Zharrëzit (Dokumenti)

LEXO EDHE:  Kthimi i pushuesve nga plazhi/ Policia bën “kërdinë” me gjoba dhe heqje patentash

Ende nuk bëhen me dije shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë pritet që policia të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE