Connect with Us

Shpërthen bombola e gazit/ Tre të vdekur dhe një i plagosur

Kronika

Shpërthen bombola e gazit/ Tre të vdekur dhe një i plagosur

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ostren të Madh, të Bulqizës, ku pas shpërthimit të një bombole gazi, raportohet se tre persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa tre viktimat kanë qenë së bashku kur ka ndodhur shpërthimi.

Burimet bëjnë të ditur se personi i plagosur është në gjendje të rëndë dhe është kërkuar ndihma e helikopterit për transportimin e tij drejt Tiranës.

LEXO EDHE:  Zbulohen emrat e të plagosurve/ Burrë e grua në gjendje të rëndë   

Deri më tani nuk dihet identiteti i personave që kanë humbur jetën si dhe atij që është plagosur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthen bombola e gazit/ Humbin jetën nëna dhe dy fëmijët

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bulqizë mesditën e sotme

Mësohet se një nënë dhe dy fëmijët e saj kanë humbur sot jetën si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në shtëpi.

Bëhet me dije se personi i plagosur është në gjendje të rëndë dhe është kërkuar ndihma e helikopterit për transportimin e tij drejt Tiranës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shqiptari i arratisur nga burgu, arrestohet për grabitje me armë

Publikuar

-

Nga

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar të arratisur nga burgu. Shqiptari akuzohet për një seri grabitjesh.

Sipas policisë, 31 vjeçari ka kryer vjedhje të armatosura në mënyrë sistematike në hotele në zona të ndryshme të Atikës që nga fillimi i vitit.
Në një hotel ai hyri si klient dhe më pas kërcënoi me thikë dhe pistoletë punonjësit, zbrazi arkat dhe kasafortat.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe sekuestruan një pistoletë, 4 shishe gazi dhe një pako me fishekë.
Nëntë raste vjedhjesh janë dokumentuar deri më tani, ndërsa hetimet vazhdojnë për raste të tjera të cilat dyshohet të jenë kryer nga shqiptari.

LEXO EDHE:  Miniera e Bulqizës në prag katastrofe

LEXO EDHE:  Miniera e Bulqizës në prag katastrofe

Ai ishte dënuar me 15 vjet burg për ato vepra penale, dhe kishte marrë lejen e burgut të cilën e shkeli dhe që nga 3 dhjetori 2019 ishte në kërkim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL e pandalshme/ Kërkon justifikimin e pasurisë të dy trafikantëve të dënuar në Angli

Publikuar

-

Nga

Këtë të premte Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar kërkesë për të deklaruar pasurinë dy personazheve të njohura në Elbasan, të dënuar më parë për trafik narkotikësh në Angli.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:
– K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;
– E. SH, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.

LEXO EDHE:  Tentoi të rrëmbente 16 vjeçaren në mes të Bulqizës/E pëson keq 42 vjeçari

LEXO EDHE:  Skandal/ Ja si ndëshkohet i sëmuri me kancer

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEXO TE PLOTE