Connect with Us

Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Politikë

Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shefin ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa takimi është bërë në sajë të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Rama ka publikuar foto nga darka, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh nga e gjithë bota.

“Me Mark Zuckenberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dha dorëheqjen para vendimit të vettingut/ Rama emëron bashkëshorten e Denar Bibës në këtë post

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë, Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, është emëruar në një tjetër post.

Mësohet se Këshilli i Ministrave e ka emëruar Kanën si anëtare të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ndërkohë, kujtojmë se Elona Kana ka mbajtur postin e këshilltares në Gjykatën e Lartë, por dha dorëheqjen vetëm pak ditë para se trupa e vettingut të jepte vendimin për figurën e pastërtisë dhe të ardhurat e saj.

Gjithashtu Kana hoqi dorë edhe nga studimet në Shkollën e Magjistraturës, për arsye që ende nuk janë bërë me dije. Më 3 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut dhe e ndaloi bashkëshorten e Bibës të mbajë poste në drejtësi për 15 vite./ CNA.al

Pak ditë para vendimit të vettingut/ Jep dorëheqjen bashkëshortja e Denar Bibës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mustafa Nano kritikon Ramën për sjelljen/ Mesazh gazetarëve

Publikuar

-

Nga

Moderatori Mustafa Nano ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për sjelljen e mbrëmeshme me gazetarët në emisonion “Opinion”.

Në monologun e tij në “Provokacija”, Nano krahasoi sjelljen e Ramës me atë të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, teksa tha se as ky i fundit nuk sillet aq keq sa kreu i qeverisë shqiptare.

“Mbrëmë kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në “Opinion” dhe ndodhi ajo që ju e keni parë. Debati ishte kacafytje. Ndodhi ajo që ndodh shpeshherë mes gazetarëve në studion e “Opinion”, dhe prania e Ramës e bëri debatin më të keq se çdo debat i keq, i bërë mes gazetarësh pa praninë e Ramës. Kjo ndodhi për faj të Ramës. Kjo ndodh sigurisht për faj të gazetarëve që kanë qejf ti drejtohen me “Ti”. Jam shumë kritik ndaj gazetarëve që shfrytëzojnë rrethana të tilla për të nxjerrë në evidencë madhështinë e tyre. Por nuk është çështja te gazetarët. Debate të tilla ku Rama merr pjesë janë të këqija sepse është faji i kryeministrit Rama”, deklaroi ai.

Moderatori dha edhe një mesazh për gazetarët, të cilëve i kërkoi të mos krijojnë konflikte me kryeministrin, pasi pretendon se nuk i vlejnë kujt.

LEXO EDHE:  A do e shkarkojë Basha zyrtarin e tij, për emërimin e Valdrin Pjetrit?

LEXO EDHE:  Deputeti i PD i vërsulet Ramës/Ku humbi “dashnori” i Vettingut?!

“Mendoj që Rama duhet ti evitojë daljet e veta në televizionet e Tiranës në prani të gazetarëve. Është një gjë që nuk i vlen askujt. Debate të tilla televizive bëhen me synimin për të garantuar transparencën e qeverisjes dhe për të diskutuar mbi çështje më rëndësi kombëtare, që na shqetësojnë të gjithëve. I bëj apel jo vetëm Ramës, por edhe kolegëve të mi, që të mos organizojnë debate të tilla me kryeministrin sepse nuk i duhen askujt”, theksoi ai/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video/ Ish deputeti tallet keq me Ramën: Miss Cocaine drejton Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka ironizuar me gjendjen e kryeministrit Edi Rama mbrëmë në “Opinion”.

Ai ka shpërndarë dhe një video në rrjetet sociale, teksa ka përzgjedhur si kolonë zanore, një nga këngët më të njohura të muzikës rock Cocaine të Eric Clapton për të ilustruar gjendjen jonormale sipas tij, të kreut të qeverisë.

LEXO EDHE:  Shqipëri-Kosovë, projekte rajonale bashkëpunimi

LEXO EDHE:  Meta nisi konsultimet me qeverinë për dekretimin e Lleshit/ Reagon Kryeministria

Postimi i plotë:

Miss Cocaine!!!

…She don’t lie, she don’t lie, she don’t lie…

#besim_tek_reformat

#aleat_i_besueshëm_i_nato

#gati_për_negociatat

#drejtues_i_osbe

Miss Cocaine!!!…She don't lie, she don't lie, she don't lie…#besim_tek_reformat#aleat_i_besueshëm_i_nato#gati_për_negociatat#drejtues_i_osbe

Gepostet von Gent Strazimiri am Freitag, 14. Februar 2020

LEXO TE PLOTE