LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria e re kleptokrate, nuk do shpëtojë dot Rusinë nga kriza ekonomike

14 Shkurt 2020, 07:17, Blog CNA
Qeveria e re kleptokrate, nuk do shpëtojë dot Rusinë nga kriza

Nga Anders Aslund ?Project Syndicate?

* Muajin e shkuar, presidenti rus Vladimir Putin, ndërmori disa ndryshime në qeveri dhe rendin kushtetues, duke treguar se në një mënyrë a tjetrën, ai do të mbetet në pushtet pasi t?i mbarojë mandati në vitin 2024. Nërkohë ai e ka rregulluar politikën e tij ekonomike, me supozimin se më shumë investime shtetërore do të nxisin rritjen ekonomike.

Por këtu, shpresat e Putinit kanë të ngjarë të dalin të gabuara. Tradicionalisht, kryeministri rus dhe zëvendësi i tij i parë, janë ata që e kanë mbikëqyrur politikën ekonomike të vendit. Me shpërndarjen e re të punëve, kreu i vjetër i administratës tatimore, Mikhail Mishustin, ka zëvendësuar në detyrë kryeministrin e Putinit, Dimitri Medvedev.

Ndihmësi kryesor i Putinit, Andrei Belusov, ka marrë përsipër postin e zëvendëskryeministrit, ndërsa Anton Siluanov ka mbajtur postin e tij si Ministër i Financave. Pasi ka shërbyer si ndihmës i Putinit për 7 vjet, mendimet e Belusovi janë të njëjta me ato të padronit të tij.

Djali i një ekonomisti të shquar marksist, ai është një statist i thekur dhe një i ithtar i kejsianizmit, çka nënkupton se ai mbështet shtimin e shpenzimeve shtetërore. Që nga ?rizgjedhja? në vitin 2018, Putin dhe Belousov janë përqendruar në 13 projekte kombëtare, që synojnë të përmirësojnë standardin e jetesës dhe të rrisin investimet në infrastrukturë.

Nga ana e tij, Mishustin ka imazhin e një administratori efektiv, por edhe të një teknokrati me lidhje të forta në Perëndim. Ai është vlerësuar shumë për dixhitalizimin e sistemit rus të taksave, duke lehtësuar mbledhjen dhe rimbursimet e tatimit mbi vlerën e shtuar. Por nën udhëheqjen e tij, administrata tatimore vazhdoi zhvatjen e biznesmenëve.

Siç e ka treguar aktivisti opozitar anti-korrupsion Aleksei Navalni , 45 milionët dollarët e familjes Mishustin në prona dhe pasuri të patundshme në Moskë, nuk mund të jenë vënë vetëm me të ardhurat  e tij të ligjshme. Megjithatë, ndërsa Mishustin ka qenë një nga anëtarët më të rëndësishëm të qeverisë ruse që nga viti 2010, ai e ka shmangur kontrollin publik.

Ai e kuptoi që në vitin 2008, se mënyra më e shpejtë për t?u ngjitur në majë në elitën e re të Putinit, ishte të luante hokej mbi akull, edhe pse ai nuk kishte ndonjë talent natyror në këtë sport. Po kështu, pas udhëheqjes së Vladimir Putinit, ai ka mbështetur hapur Kishën Ortodokse Ruse. Dhe fakti që babai i tij ka punuar për KGB-në, nuk e ka dëmtuar perspektivën e tij për karrierë në nivele të larta.

Ndryshimet në qeveri që ndëmori Putini, tregojnë se ai nuk ishte i kënaqur me dështimet e qeverisë së mëparshme në realizimin e projekteve kombëtare. Ndërsa Medvedev ishte perceptuar si një administrator i dobët, Siluanov vlerësohej si një kontabilist tepër i rreptë.

Gjatë 2 viteve të fundit, Rusia ka pasur teprica të konsiderueshme fondesh, përkundër dëshirës së Putinit për të rritur shpenzimet publike. Në vitet e mëhershme, prioriteti kryesor i Putinit ishte mbrojtja e sovranitetit të Rusisë, duke grumbulluar sa më shumë rezerva në monedhat ndërkombëtare.

Por me rezervat ruse që tashmë janë rritur në 560 miliardë dollarë, ai ka arsye të ndihet shumë i sigurtë. Aq më tepër tani që janë zbehur gjasat e vendosjes së sanksioneve të reja perëndimore. Me rritjen ekonomike mesatare vjetore të mbërthyer në shifrën 1 për qind që nga viti 2009, prioriteti i ri është rritja e prodhimit, që Belusov beson se mund të arrihet përmes investimeve shtetërore.

Qeveria e re ruse përbëhet nga 9 zëvendëskryeministra (nga 10 në qeverinë e mëparshme) dhe 21 ministra, ku vetëm 3 janë gra. Pjesa tjetër janë teknokratë konformistë, midis moshës 39-63 vjeç, dhe që të gjithë kanë marrëdhënie të ngushta personale me dikë që bën pjesë në rrethin e brendshëm të Putinit.

Qeveria e re, ka tre qendra të ndryshme ndikimit. E pari është ?rrethi i Mishustinit?, që përfshin 3 zëvendëskryeministra të rinj, njëri prej të cilëve është edhe shefi i kabinetit të Mishustin. Kryeministrat e mëparshëm, nuk kanë pasur kurrë aleatë aq të fortë personalë në qeveri. Pra Mishustin, do të jetë një faktor që duhet vlerësuar.

Dy lojtarët e tjerë me një tufë besnikësh me vete në qeveri janë Sergei Sobyanin, kryebashkiaku i Moskës dhe Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Përveç faktit se është shumë teknokratike, qeveria e re është gjithashtu apolitike. Dy nacionalistët e thekur të qeverisë së mëparshme, Ministri i Kulturës Vladimir Medinski dhe ajo e Arsimit Olga Vasiljeva, janë larguar nga detyra, po kështu edhe liberalja Olga Golodets.

Me këto lëvizje, Putin duket se po sugjeron se është i lodhur nga luftërat e kultures, dhe tani dëshiron administratorë efektivë që mund të zbatojnë më së miri urdhërat e tij. Gjithsesi, programi ekonomik i Putinit ka pak shanse të ketë sukses. Ashtu si në të kaluarën, investimet shtetërore në infrastrukturë dhe shpenzime të tjera, do të përvetësohen nga vetë miqtë e Putinit. Putini nuk ka kuptuar ende, se një sistem i ndërtuar tërësisht mbi korrupsionin, favorizon një rritje të dobët ekonomike.

Nëse ?gërvishtni? pak mbi ?sipërfaqen? e qeverisë së re, do të gjeni shumë pak arsye që rusët e thjeshtë të kenë ndonjë shpresë për më mirë. Një nga zëvendëskryeministrat e rinj, Dimitri Çernishenko, një njeri i Mishustin, supozohet se ka pasur dorë në zhvillimin e Lojërave Olimpike të Soçit, dhe është i lidhur me Gazprom-Media, një nga simbolet e oligarkisë.

Një tjetër zv/kryeministër, Marat Kusnullin, ka qenë më herët përgjegjës për projekte të diskutueshme infrastrukturore në Tatarstan dhe Moskë. Dhe zyrtari i lartë i qeverisë që urdhëroi arrestimin e investitorit amerikan Majkëll Kalvej ishte Belusov. Me këtë mori personazhesh, Putini duket se i ka garantuar vetes zhgënjimin e rradhës, që mund të pasojë me gjasë formimin e një qeverie tjetër./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga