LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OFL e pandalshme/ Kërkon justifikimin e pasurisë të dy trafikantëve të dënuar në Angli

14 Shkurt 2020, 10:12, Kronika CNA
OFL e pandalshme/ Kërkon justifikimin e pasurisë të dy

Këtë të premte Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar kërkesë për të deklaruar pasurinë dy personazheve të njohura në Elbasan, të dënuar më parë për trafik narkotikësh në Angli.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:
– K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;
– E. SH, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t?i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Lajmet e fundit nga