LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk e di kush është kryetari i opozitës”/ Topi sulmon Bashën, s'kursen as Ramën

14 Shkurt 2020, 15:46, Politikë CNA
“Nuk e di kush është kryetari i opozitës”/ Topi

Ish-presidenti Bamir Topi nuk e ka kursyer aspak opozitën dhe mazhorancën, për situatën politike të krijuar në vend.

Topi tha se ashtu siç po vepron mazhoranca sot, ka vepruar edhe opozita dje kur ka qenë në pushtet.

Ish-Kreu i Shtetit deklaroi se ka informacione se administrata nuk është më siç ka qenë, pasi ka ardhur duke u varfëruar.

Më tej, ish-presidenti ka kritikuar ashpër Lulzim Bashën, teksa tha se nuk po e kupton më se kush është kryetari i opozitës.

?Absolutisht unë nuk flas thjeshtë me emra, unë flas me institucione, është kryetari i mazhorancës dhe e kam shumë të vështirë të them kryetari i opozitës se nuk e di kush është kryetari i opozitës. Nëse humbet prap, çfarë do thotë nesër? Dhe nuk më intereson fare ndjesia apo statusi emocional i kryetarit të opozitës, por ku do shkojë fati i këtyre njerëzve??, u shpreh Topi në emisonin ?45 minuta?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga