Connect with Us

Nga Armir Shkurti/ I çmenduri, përdhunimi dhe albanoragjia

Politikë

Nga Armir Shkurti/ I çmenduri, përdhunimi dhe albanoragjia

Publikuar

-

Dje postoj një denoncim për rritjen e çmimit të bisedave telefonike. Të gjitha kompanitë njëkohësisht dhe institucionet nuk ndjehen. Trishtim qe reagimi i ca miqve që i çmoj. “Ka marrë fund gjithçka…” , ” eee! Sa kërkon edhe ti…” e të tjera si këto.

Dëshpërim është ngordhja e nervit dhe nënshtrimi përfundimtar ndaj këtij realiteti politik. Albanoragjia (rrjedhja e pakontrolluar e shqiptarëve) dhe  pajtimi masiv me regjimin. Ky popull ngjan me një vajzë që e përdhunojnë në grup. E mpirë e me sytë ngulur në një pikë, nuk bën absolutisht asgjë, veç pret të kalojë rradha shpejt e të mbarojë edhe i fundit….

Mbrëmë u ça facebooku me meme e komente kundër sjelljes së Edi Ramës të ftuar në Opinion. Që nga “u çmend” e deri tek “i droguar” luhatej gama e aludimeve masive në rrjetet. Ndërsa unë besoj se pikërisht ky qe qëllimi i asaj shfaqjeje mbrëmë, që në fakt nuk është premierë. Edi Rama është një nga politikanët më konseguentë. Ai KËSHTU hyri në politikë: si ekcentrik, me vëthë e çorape me lajle – lule, si i çmendur që del me sëpatë rrugëve apo i bie me grushta foltores e duke folur “la e pa la”- siç i thonë në tironçe. Kështu ” ia hongri zemrën” tironcve e më pas gjithë shqiptarëve. Atë shfaqje ky individ e ka të nevojshme ta përsërisë kohë pas kohe. Dhe mbrëmë qe koha! Edhe vetë përmendi “kokëkrisjen” e tij si diçka të njohur botërisht. Përsëriti më butë shprehjen se “nuk ka bir….që të kërkojë lekët e veta” në xhepat e Ramës e, ndër të tjera i deklaroi një gazetari në studio se nuk i përgjigjet atij por shikuesve

LEXO EDHE:  “Dielli doli”/ Ardit Gjebrea jep lajmin e mirë

SEPSE SHOW DJE QE PËR SHIKUESIT!

Reagimet e shikuesve tregojnë se AI ia doli! “I çmendur” , “i lig”, “jo normal”, ” i marrë” na dëshmojnë se të gjithë kanë marrë të njejtin mesazh. Pas tij rrjedh vetiu reflektimi: ” të marrit hapi rrugë”!

Mbrëmë na tha se “të kishte qenë Enveri do t’i kishte futur 7 pashë nën dhè” këta gazetarët. Me këtë deshi me thënë se nuk qe diktator. Ky që në vend të 7 pashëve nën dhè ka çuar qindra mijë shqiptarë 700 milje larg atdheut. Po me të njejtën teknologji të diktatorit Hoxha: TERRORIN! Askush nuk është rehat të ndërtojë jetën e të rrisë fëmijë në një vend që drejtohet nga një individ me imazh të çekuilibruari dhe jashtë kontrollit normal të institucioneve demokratike, siç janë gjykatat, opozita etj. Ndaj edhe ndodh albanoragjia.

Ndërsa ata të pashpresë të mbetur, shpresojnë të mbarojë shpejt rradha e përdhunuesve, pa menduar se, kur të jetë shprazur i fundit i është ngrehur të parit dhe qarku i përdhunimit të mos ndalojë kurrë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ambasadorët nuk e kanë keq”/ Patozi: Nëse korrupsioni është kriter për përzgjedhjen atëherë…

Publikuar

-

Nga

“Ambasadorët nuk e kanë keq”/ Patozi: Nëse korrupsioni është kriter për përzgjedhjen atëherë...

Drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se thirrjet e ambasadorëve drejtuar partive politike për pastrimin e listave është një gjë e drejtë, duke theksuar se me çfarë u kanë parë sytë shqiptarëve, në zgjedhjet e 25 prillit mund të ndodhë çdo gjë.

Përmes një postimi në rrjetin social ai shprehet se nëse korrupsioni do të ishte si kriter për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, listat mund të rrëzoheshin dhe disa parti do të shkonin drejt shkrirjes.

“Ambasadorët nuk e kanë keq…

Ambasadorët nuk e kanë keq, kur i kujtojnë përditë partive se duhen të kenë lista të pastra për 25 prillin. Sepse me ato që u kanë parë sytë njerëzve në Shqipëri gjatë  viteve të fundit, gjithçka mund të ndodhë edhe në këto zgjedhje.

LEXO EDHE:  “Tarifat e Kosovës ndaj Serbisë duhet të hiqen!”/ Ambasadori Grenell ripërsërit ultimtumin

LEXO EDHE:  Përdhunuesit jemi ne

Por do të bënin më mirë që të ndaleshin deri tek lidhjet e kandidatëve me krimin.

Sepse po të fusnin si kriter edhe korrupsionin, kam frikë se disa nga listat do të rrëzoheshin në treçerekun e tyre, ndërsa disa parti edhe mund të shkriheshin fare”, shkruan Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lule për jetët e vrara nga terrori komunist”/ Këlliçi përkujton ngjarjen makabër në fshatin Mënik

Publikuar

-

Nga

“Lule për jetët e vrara nga terrori komunist”/ Këlliçi përkujton ngjarjen makabër në fshatin Mënik

Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka përkujtuar 70 vjetorin e një nga ngjarjeve më fatkeqe në fshatin Mënik, ku arrestuan 170 persona dhe humbën jetën 22 persona pa gjyq.

I shoqëruar nga ish deputetja Dhurata Çupi, Këlliçi shprehet se kjo ishte një nga ngjarjet më makabre të terrorit të injorancës komuniste, duke vendosur kurora me lule në emër të PD dhe kryetarit të saj Lulzim Basha.

“Me pretekstin e “bombës” në ambasadën sovjetike, më 20-23 shkurt 1951 u arrestuan rreth 170 persona, 22 prej të cilëve i ngjitën në një kamion ushtarak të mbuluar dhe i ndalën buzë Erzenit, në fshatin Mënik, ku i ekzekutuan pa gjyq.

Mes tyre dhe Sabiha Kasimati. Listat u përpiluan nga Sigurimi i Shtetit si një mundësi për likujduar intelektualë, klerikë e nacionalistë shqiptarë të arsimuar në Perëndim.

LEXO EDHE:  Thirrja e fortë e deputetes demokrate/Të rrëzojmë maskarallëkun e Qeverisë Spiropaliste

LEXO EDHE:  Nga Armir Shkurti/ Ç'plan kemi për 21 janarin?

Sot, në kuadër të 70 vjetorit të kësaj ngjarjeje makabre, bashkë me ish deputeten Dhurata Çupi, në emër të kryetarit Lulzim Basha dhe PD, vendosëm kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve, për të përkujtuar jetët e vrara nga terrori i injorancës komuniste”, shkruan Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve”/ Meta kthen në Kuvend ligjin për Forcat e Armatosura

Publikuar

-

Nga

“Të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve”/ Meta kthen në Kuvend ligjin për Forcat e Armatosura

Presidenti Meta i kthen Kuvendit për rishqyrtim ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, pasi e konsideron të pakonsultuar plotësisht, dhe rrjedhimisht në kundërshtim me kërkesat e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Presidentit me këto ndryshime në këtë ligj, synohet të ulet niveli i arsimit të kërkuar për t’u përfshirë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kjo sipas tij, ndodh se ushtarakët po largohen nga Shqipëria, ndaj edhe apelon të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve, për të ndalur largimin e tyre nga vendi.

“Ndërsa deri më sot kërkohej si kriter i domosdoshëm ligjor përfundimi i arsimit parauniversitar (shkollës së mesme), tanimë synohet që pas hyrjes në fuqi të këtij ligjit, të lejohet hyrja në radhët e Forcave të Armatosura edhe e atyre shtetasve që kanë përfunduar vetëm ciklin arsimor 9-vjeçar.

LEXO EDHE:  Nga Armir Shkurti/ Ç’plan kemi për 21 janarin?

LEXO EDHE:  Foto-“O Evdin droga, po vjen cumani”/ Plas humori në rrjet

Vetëm ky fakt mjafton për të kuptuar se, problematika nuk qëndron te kriteri “i fortë” i arsimit, por përveç arsyeve të tjera që lidhen me largimin e të rinjve e që unë si President i Republikës i kam bërë publikisht me dije, problematika lidhet drejtpërdrejtë edhe me mënyrën e trajtimit të ushtarakut, përfshirë trajtimin financiar, që ka çuar në largimin në masë nga radhët e Forcat e Armatosura të të rinjve dhe të rejave me arsim të lartë dhe trajnime brenda dhe jashtë vendit.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë duhet të rishikojë këtë ndryshim, dhe të ruajë të pacenuar sigurinë juridike, duke përcaktuar në ligj kriteret e nevojshme për arsimim dhe kualifikim, me qëllim përparimin në gradë të ushtarakëve në Forcat e Armatosura sipas meritokracisë”, theksohet në arsyet e kthimit të këtij ligji./CNA.al

LEXO TE PLOTE