Connect with Us

Ndërrojnë jetë nëna dhe 2 fëmijët/ Zbardhen të tjera detaje nga tragjedia, dyshimet e mjekut

Kronika

Ndërrojnë jetë nëna dhe 2 fëmijët/ Zbardhen të tjera detaje nga tragjedia, dyshimet e mjekut

Publikuar

-

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Bulqizë, ku tre persona humbën jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Ostren të Bulqizës, ku Rajmonda Tolaj, 40 vjeçe dhe dy fëmijët, Rudina dhe Fajtoni, 18 dhe 14 vjeç, humbën jetën, ndërsa në spital ndodhet motra e vogël 8-vjeçare, Merita.

Nëna 40-vjeçare jetonte vetëm me fëmijët në banesë, ndërsa bashkëshorti ishte emigrant.

LEXO EDHE:  Detaje nga ngjarja e rëndë në Bulqizë/ Si iu ra granata në dorë dy fëmijëve

Sipas Report tv, ngjarja e cila u raportua fillimisht si asfiskim për shkak të bombolës së gazit, tashmë dyshohet të ketë për shkaktar ushqimin. Mjeku i zonës ka deklaruar se bombola e gazit ka qenë jashtë dhomës ku u gjetën të pajetë nëna me dy fëmijët, si dhe dritaret e saj kanë qenë të hapura.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Policia bllokon katër automjete të blinduara

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka bllokuar katër makina të blinduara.

Gazetari Elton Nika raportoi për abcneës.al se vendimi për sekuestrimin është marrë sot dhe makinat i përkisnin personazheve të njohura në këtë qytet.

Gjatë orëve të fundit, policia ka verifikuar rreth 400 mjete në lidhje me dokumentacionin dhe pronësinë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Makina përfshihet nga flakët në mes të Bulvardit

Publikuar

-

Nga

Një makinë është përfshirë nga flakët rreth mesditës së sotme në Tiranë, në mes të rrugës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur  mes Kullave Binjakë dhe Piramidës, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, pasi shoferi ka mundur të dalë jashtë.

Sikurse shikohet në foton e mëposhtme, zjarri ka rënë në pjesën e përparme të një mjeti tip “Volksëagen Golf 5”.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë rrugore të cilët kanë krijuar një perimetër sigurie për kalimtarët.

LEXO EDHE:  Detaje nga ngjarja e rëndë në Bulqizë/ Si iu ra granata në dorë dy fëmijëve

LEXO EDHE:  ITALI/ Ban Ki-moon, Renzi dhe Mogherin në brigjet e Siçilisë pas tragjedive në Mesdhe

Dyshohet se shkaqet e zjarrit janë një defekt teknik në makinë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

10 milion paund lëndë narkotike nën qilim dhe trafik kokaine/ Kush janë të “fortët” që OFL u dërgoi formularët

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit ka zgjedhur sot dy persona të tjerë për t’iu dërguar formularin e vetdeklamirit të pasurisë.

Bëhet fjalë për Emiljan Shega dhe Klaus Matishi (Kledian Çopja), të dy të dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike.

                                                                                              Emiljan Shega

Mësohet se Emiljan Shega është prangosur 10 vite më parë si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund. Gjatë aksionit të policisë, droga u gjet e fshehur nën parketin e dyshemesë, të mbuluar me qilimë, mbi të cilët ishte vendosur edhe një divan. Asokohe Shega u dënua me 10 vite burg nga autoriteteve britanike.

LEXO EDHE:  “Çmendet” i riu në Bulqizë/ Ushtron dhunë ndaj babait

LEXO EDHE:  Eja në spital se t'i q* ropt!/ Flet nga arratia burri që dhunoi mjekun në Shkodër

                                                                                              Kledian Çopja

Nga ana tjetër, Klaus Matishi (Kledian Çopja), është dënuar në Angli më 4 gusht të vitit 2017 me 17 vite burg pasi akuzohet se drejtonte një rrjet të trafikut të kokainës. Sipas mediave britanike, Çopja akuzohej për trafikimin e një sasie kokaine me vlerë 60 milionë paund drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ai u arrestua në Greqi në Mars të vitit 2017, me qëllim ekstradimin e tij më pas drejt Mbretërisë së Bashkuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE