LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta takon vajzën e familjes Tola te Trauma/ Zbulon gjendjen shëndetësore të 16-vjeçares

14 Shkurt 2020, 17:50, Politikë CNA
Meta takon vajzën e familjes Tola te Trauma/ Zbulon gjendjen

Presidenti Ilir Meta zhvilloi pak minuta më parë një takim në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet vajza 16-vjeçare, e cila i mbijetoi tragjedisë në Ostren të Madh të Bulqizës.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Meta bëri me dije se 16-vjeçarja  Merita Tola ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kreu i Shtetit theksoi se në këto momente ai do të jetë në krah të miturës, që humbi nënën, motrën dhe vëllain.

?Për fat të mirë gjendja e Meritës, vajzës nga Bulqiza, është e mirë dhe e qëndrueshme dhe mjekët po bëjnë një punë të mirë për ta mbajtur jashtë rrezikut. Ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen e saj. Shpreh ngushëllime për gjithë familjen Tola, i siguroj që do jemi gjithmonë pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme?, tha Meta.

Kujtojmë se paraditen e sotme në Ostren të Bulqizës, u gjet e pajetë Rajmonda Tola së bashku me dy fëmijët, Rudinën dhe Fajtonin, të cilët dyshohet janë asfiksuar si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga