Connect with Us

Ligj i ri nga 1 marsi në Gjermani/ Eksperti tregon si të aplikoni për vende pune

Lajme

Ligj i ri nga 1 marsi në Gjermani/ Eksperti tregon si të aplikoni për vende pune

Publikuar

-

Këshilltari i emigracionit nga organizata “Plan B” në Esen, Blerian Kushta – shpjegon ndryshimet që do të sjellë ligji i ri i migracionit dhe procedurën për aplikim nga 1 marsi 2020 për viza pune.

DW: Për çfarë shërbimesh drejtohen klientët tek ju për këshillim?

Blerian Kushta: Tek ne drejtohen kryesisht persona nga Ballkani Perëndimor me synimin e gjetjes së punës në Gjermani dhe integrimin në këtë sektor. Por edhe gjetja e shkollës profesionale është një temë, e cila viteve të fundit ka marrë një hov të madh. Gjetja e punës, gjetja e kurseve të gjuhës dhe njohja e diplomave janë pikat kryesore, me të cilat klientët vijnë këtu dhe që për ne janë shumë nxitëse dhe sfiduese.

Çfarë do sjellë ligji i ri i migracionit që do të hyjë në fuqi nga 1 mars i këtij viti në Gjermani?

Në Gjermani momentalisht kemi 10.000 vende pune të pa zëna në sektorin e mjekësisë, veçanërisht përkujdesjen ndaj të moshuarve – infermeriesë. Gjermania ka mungesa të theksuara personeli, prandaj edhe koalicioni qeverisës pati i idenë për ligjin e migrimit me qëllim plotësimin e këtyre vende pune vakante pune. Këtu bëjnë pjesë disa sektorë, në radhë të parë mjekësia, ndërtimtimi që pasohet nga gastronomia dhe pjesë të tjera, ku mungojnë prurjet. Ligji i ri hyn në fuqi në datën 1 mars të këtij viti dhe parashikon një emigracion të krahut profesional të punës nga shumë vende të botës, përfshirë këtu edhe vendet e zhvilluara. Në ato profesione ku Gjermania ka nevojë akute për prurje të reja të nxisë migracionin e personave të kualifikiuar. Ky ligj u drejtohet në mënyrë të veçantë atyre që kanë përfunduar studimet e larta dhe janë të diplomuar ose kanë shkollë profesionale prej më së paku dy vjet.

Me futjen në fuqi të ligjit të ri për migracionin, a do të zvogëlohen problemet që migrantët hasin gjatë emigrimit?

Ne kemi problemin që si ambasadat në rajon e edhe në Shqipëri, si zyra për migracion e qytetit nga personi është nisur, kanë kapacitete shumë të kufizuara dhe është pikërisht çështja e informacioneve të mëtejshme që mungojnë. Mund ta imagjinojmë kështu, në zyrë të emigracionit çdo punonjës që i mbikqyr të ardhurit, ka 15 deri në 20 minuta kohë për çdo person, dhe aty nuk bëhet fjalë për çështje të mëtejshme, por thjesht vetëm për nxerrjen e lejes së qëndrimit. Aty lind gjithmonë nevoja për informacione shtesë, për të cilat zyrat publike nuk kanë mundësi t’ua japin personave aplikues. Në këtë rast vjen në funksion organizata që unë përfaqësoj Plan B që ka shumë partnerë të tjerë dhe organizata me të cilat bashkëpunojmë dhe ku drejtohen njerëzit për këshillime.

Ka shumë ankesa për pritjet e gjata në ambasadat pëkatëse në Kosovë dhe Shqipëri, a merren parasysh pritjet e gjata në procesin e vizës në ligjin e ri?

Koha e pritjes duhet shkurtuar patjetër dhe ka projekte të qeverisë gjermane që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, të shtohen në mënyrë të jashtëzakoshme edhe kapacitet e ambasadave atje për të garantuar që gjithë këto lehtësi ligjore në Gjermani vërtetë të vihen në zbatim dhe apilkuesit të mos hasin në pritje të gjata për vizën përkatëse.

Cilat do të jenë hapat ligjorë, sipas ligjit të ri, që një i interesuar nga rajoni duhet të ndjekë për të siguruar vendin e punës në Gjermani?

Nëse e marrim një shembull të një infermieri apo infermiereje nga Shqipëria, sektor ku ka interes në Gjermani: Ai ose ajo ka mbaruar shkollë të lartë atje dhe në rastin më të mirë të ka edhe përvojë pune, atëherë paraqitet fillimisht kërkesa në ambasadë dhe në të njetjën kohë dërgohen edhe dokumentat në Gjermani për aplikimin për njohjen e diplomës. Në landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë (NRW), është Këlni, qyteti ku do të shqyrtohet procedimi i këtyre rasteve. Pas dërgimit të dokumenteve pritet përgjigjja, që mund të zgjasi deri në katër muaj. Nëse diploma e marrë nga Shqipëria ose vendet e rajonit, njihet një për një me atë të Gjermanisë, lajmi pozitiv i shkon ambasadës dhe në këtë rast ambasada fton aplikuesin për të marrë vizën. Më pas personi vjen këtu dhe gjen punë. Ka dy mënyra ose personi e ka të gjetur punëdhënësin dhe vjen këtu me informacionin që do të shkojë tek një kompani e caktuar ose një person që është i kualifikuar vjen për të kërkuar punë në Gjermani. Në të dy rastet njohja e diplomës në sektorët ku profesioni është i mbrojtur me ligj është një kusht parësor i ligjit të ri të migracionit. Pra nëse nuk njihet diploma, personi e ka thuajse të pamundur që të marrë vizë.

A do të mundësojë ligji i ri gjetjen e punës brenda gjashtë muajsh këtu në Gjermani?

Është një hapje e madhe në aspektin e ligjit të qëndrimit, gjë që ka qenë përpara pothuajse e pamundur. Këtu bëhet fjalë për persona që janë të kualifkuar, që nuk kanë një ofertë apo kontratë pune. Si kusht është njohja e gjermanishtes në nivelin B1, shkallë mesatare e gjuhës dhe sigurimi i jetesës nga vetë personi. Pra me ligjin e ri një person që është i kualifikuar, ka nivelin B1 të gjermanishtes dhe ka mjetet e mjaftueshme financiare mund të vijë në Gjermani për gjashtë muaj për të kërkuar punë. Në rast se ai gjen punë mund të merret menjëherë e drejta e punës këtu në Gjermani dhe nuk është e nevojshme që personi të rikthehet në venddlindje përsëri për të ardhur këtu me vizë pune.

LEXO EDHE:  Meta në Gjermani/ Steimeier vlerëson rolin e Shqipërisë në Ballkan

Si do të organizohet puna e institucionale në Këln për dhënien e së drejtës për punë pas njohjes së diplomës atyre që do të aplikojnë për këtë?

Në landin e NRW është caktuar zyra e migracionit në Këln si pikë e centralizuar për të marrë përsipër shqyrtimin e të gjitha kërkesave për vizë. Në rastin kur duhet të vendoset fillimi i punës, çështjen e trajton agjencia e punës, e cila vendos nëse i jepet apo jo e drejta aplikuesit për të filluar punën. Këlni është përgjegjës edhe për njohjen e diplomave. Këtu bëhet fjalë për një strukturë që mund të ketë deri në 200 – 250 të punonjës, për t’i bërë ballë kërkesës së madhe që do ketë nga marsi e më tej.

Çfarë shqetësimesh apo kërkesash ngrenë kryesisht migrantët gjatë procesit të marrjes së lejes së qëndrimit tek qendra, që ju përfaqësoni?

Atë që ne perceptojmë është një pakënaqësi jo e vogël tek personat që emigrojnë në Gjermani për arsye pune. Nisur nga fakti që shumë persona, sidomos në sektorin e ndërtimit, lidhen me ndërmarrje shqipfolse ku në disa raste ka edhe shfrytëzim të krahut të punës. Aty ka shumë pakënaqësi dhe ne mundohemi që të respektohet kodi i punës, i cili është një sektor shumë i madh dhe kërkon shumë impenjim, që t’i informojmë këta persona për të drejtat që kanë. Në rastin kur një person vjen këtu me një kontratë të caktuar pune për një punëdhënës të caktuar, ai megjithatë ka të drejtë të paraqesë kërkesë në zyrën e migracionit dhe të fillojë një procedurë të re për një punë tjetër. Nuk është kusht që personi të qëndroj në një punë, nëse është i pakënaqur me të.

Pra nuk ka kushtëzim të punosh për një ndërmarrje të caktuar për të mundësuar ardhjen në Gjermani?

Është e rëndësishme që në vizën që i jepet personit të shkruhet edhe emri i punëdhënësit, por me aplikimin për një punë të re, nëse plotësohen kushtet, atëherë mund të ndryshohet punëdhënësi (kjo shënohet në lejen e qendrimit) dhe mund të fillohet puna e re. Ky është hap shumë pozitiv për persona, që përballen ndonjëherë me kushte thuajse si skllavëri punësimi. Ky proces i ndryshimit të titullit të vendit të punës dhe sipërmarrësit mund të zgjasë deri në 1 apo 2 muaj.

Pse pritet konkretisht në landin e NRW një rritje e madhe e kërkesave për leje pune nga vendet e Ballkanit?

Rritja pritet, sepse në këtë land të Gjermanisë, vetëm qytetarë nga Kosova, nënshtetas me pasaporta të Kosovës, janë rreth 90.000, por shumë të tjerë që kanë pasaporta gjermane nuk figurojnë në këto statistika. Duke u pasuar nga 15.000 nënshtetas shqiptarë dhe rreth 25.000 nga Maqedonia e Veriut. Pra për këtë arsye pritet që edhe në bazë të lidhjeve familjare dhe numrit të migrantëve që duan të vijnë në këtë land të jetë masive kërkesa për viza./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Shahini jep dorëheqjen!”/ Protestë për dhunën që ushtrohet në institucionet arsimore

Publikuar

-

Nga

proteste, ministria e arsimit

Organizatat për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve ka protestuar sot para godinës së Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit mbi dhunën që ushtrohet në institucionet arsimore publike.

Përfaqësuesit e OSHC-ve, kërkuan ndër të tjera edhe dorëheqjen e Ministres së Arsimit Besa Shahini, pasi heshtja dhe mosreagimi i saj përbën një akt pranimi të këtyre ngjarjeve.

Drejtori Ekzekutiv i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, ju drejtua institucionit më të lartë menaxhues të arsimit në Shqipëri, duke kërkuar: “Një proces të gjerë, urgjent dhe gjithëpërfshirës të vlerësimit psikologjik të mësuesve, edukatorëve dhe çdo personi tjetër që ka kontakt me fëmijët në mjediset e institucioneve arsimore publike në vend”.

Protestuesit kërkuan nga Ministria e Arsimit;

• Heqjen e liçensave dhe moslejimin e tyre në ushtrimin e profesionit të mësimdhënies
për gjithë jetën për çdo mësues, edukator dhe person ndihmës që ushtron dhunë të
vërtetuar ndaj fëmijjëve;

• Pezullim nga puna e të gjithë mësuesve, edukatorëve e punonjësve të tjerë që kanë
kontakt me fëmijët, dhe që janë në dijeni të dhunës së ushtruar e nuk e denoncojnë
atë. Mosdenoncimi i dhunës është KRIM!

LEXO EDHE:  Meta në Gjermani/ Steimeier vlerëson rolin e Shqipërisë në Ballkan

LEXO EDHE:  Alarmi/ Ambulancë e mbushur me eksplozivë jashtë stadiumit në Hannover

• Ngritjen e mekanizmave të raportimit mbi dhunën në mjediset e shkollave, kopshteve e
çerdheve, dhe ndërgjegjësimi i punonjësve të arsimit për këto mekanizma;

• Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të hartojë urgjentisht Kodin e Sjelljes/ Etikës me Fëmijët.Të gjithë punonjësit e arsimit në Shqipëri, që janë në kontakt me fëmijët, të firmosin këtë Kod e bashkangjitur me kontratën e punës.

Vetëm disa ditë më parë, publiku shqiptar u njoh nëpërmjet një emisioni investigative, me dy forma të dhunës seksuale dhe fizike që ushtrojnë mësuesit dhe edukatorët ndaj fëmijëve dhe nxënësve në institucionet arsimore.

LEXO TE PLOTE

Lajme

NATO “zbarkon” në Tiranë/ Pranon ftesën për ministerialin e Mbrojtjes

Publikuar

-

Nga

NATO pranon ftesën për të mbajtur në Shqipëri Ministerialin e Mbrojtjes.

Kjo është hera e parë që një ministerial i mbrojtjes organizohet në Ballkanin Perëndimor, pasi prej më shumë se 10 vjetësh takimet janë zhvilluar vetëm në Belgjikë. NATO “zbarkon” në Tiranë në 17 dhe 18 Qershor.

Propozimi për të mbajtur ministrelin e Mbrotjes në Shqipër është dhënë nga ministrja Xhaçka ndërsa u miratua nga Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut në Bruksel.

LEXO EDHE:  Si të siguroni një vend pune në Gjermani

LEXO EDHE:  Si të siguroni një vend pune në Gjermani

“Vendimi i Aleancës për tu takuar në Shqipëri është jo vetëm vlerësim maksimal për sigurinë që vendi ynë përcjell si një aleat i denjë, por edhe një mesazh i fortë i NATO për vëmendjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor e rolit të fortë që Shqipëria luan si faktor stabiliteti në rajon”, tha ministrja Xhaçka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Fiks Fare/ “Pikë bastesh” brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një tjetër problematikë në Burgun e Peqinit, i cili është i sigurisë së lartë. Burgu “drejtohet” nga të dënuarit, të cilët pasi dalin për xhiro në zonën e ish-bllokut në Tiranë, mund të bëjnë të njëjta aktivitete si në liri.

Megjithëse pas datës 1 janar 2019 hyri në fuqi vendimi për ndalimin e basteve sportive në të gjithë Shqipërinë, në këtë burg mund të luash në liri të plotë.

Kjo liri duket se i ka “rehabilituar” këta të dënuar, që veprojnë sikur të mos iu ishte hequr liria. Ndryshe nga mijëra lokale në Shqipëri që janë mbyllur, burgu është kthyer në një kazino të madhe, ku të dënuarit për krime të rënda argëtohen duke plotësuar skedina.
Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërriti një informacion se në këtë burg, të dënuarit luajnë me baste sportive. Madje, gjithçka është e organizuar, ku të burgosurit kanë edhe kuota mujore. Ata paguajnë shitësin e dyqanit të burgut, i cili ka edhe një kompjuter ku hedh pikërisht bastet sportive. Më pas biletat ua dërgon të burgosurve në qeli. “Kemi kuotë mujore. Ne kemi disa karta banke dhe çdo muaj i kalojmë shitësit nga 40 apo 50 mijë lekë (te vjetra) për baste. I themi që kjo është për baste”,- thotë një i burgosur që telefonoi nga numri i kabinës së burgut.

Pas këtij informacioni, një i afërm i një të burgosuri përgatit një biletë me ndeshjet e kampionateve të futbollit në Europë. Ndeshjen Sauthempton kundër Lesterit, e vendos dysh, pra fiton Lesteri. Në Francë, luante Nantë me Monakon, ku parashikon se mund të ketë 3 ose më shumë gola. Në Gjermani luhej Mainzi kundër Këlnit, për të cilën vendos se do të ketë 2 deri në 3 gola. Në të njëjtën ditë luhej edhe ndeshja e Serisë A, Verona me Sasuolon, ku parashikon se fitonte Verona.

LEXO EDHE:  Si të siguroni një vend pune në Gjermani

LEXO EDHE:  Zjarre urrejtjeje - Armiqësi ndaj refugjatëve në Gjermani

Në Spanjë parashikoi se Vilareali do të fitonte kundër Alaveshit.
Këtë biletë qytetari e dërgon në burgun e Peqinit. Ai shkoi vetë ku para derës së burgut të Peqinit takoi shitësin që ka dyqan brenda dhe jashtë burgut.Qytetari i jep 5 mijë lekë të reja shitësit që i afërmi i tij brenda në burg të hedhë baste, ndërkohë që i kërkon që të vërë edhe vetë një skedinë me 1000 lekë të reja. Shitësi i thotë se hedh baste vetëm për të burgosurit, ndërsa pranon edhe ndeshjet që ka përgatitur qytetari. Pasi e shikon biletën, i thotë të afërmit të burgosurit se një nga ndeshjet që kishte përgatitur, ajo e Bundesligës mes Mainzit dhe Këlnit nuk mund ta hidhte 2 deri në 3 gola. Shitësi i sugjeroi ta vendoste 2 ose më shumë gola, pasi me atë parashikim që kishte bërë qytetari nuk mund të vendosej bast. Ai thotë se biletat i dërgon në qelitë e të burgosurve.

Disa ditë pas kësaj bisede, qytetari merr nga i burgosuri biletën e ndeshjeve që kishte parashikuar. Në këtë biletë, ai hodhi 1000 lekë të reja me koefiçent 20 dhe fitimi i mundshëm ishte rreth 200 mijë lekë të vjetra. Fatkeqësisht për të burgosurin, bileta nuk ishte fituese!
Ndërkohë, në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërritën edhe dhjetëra bileta të tjera, ku të burgosurit kishin harxhuar miliona lekë.

LEXO TE PLOTE