LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“I dhamë lamtumirën Baca Sulejmanit”/ Haradinaj ngushëllon familjen Berisha

14 Shkurt 2020, 19:29, Kosova & Bota CNA
“I dhamë lamtumirën Baca Sulejmanit”/ Haradinaj

Ish-kryeministri Sali Berisha dha lajmin e hidhur se sot është ndarë nga jeta djali i xhaxhait të tij Sulejman Berisha.

Ashtu sikurse bëri me dije edhe ish-lideri i demokratëve, në ceremoninë mortore të të ndjerit, mori pjesë edhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka shprehur ngushëllimet me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se Sulejman Berisha ka ndihmuar shqiptarët e Kosovës gjatë luftës me Serbinë.

?Sot në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën. Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së. Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj. I përjetshëm qoftë kujtimi për të?, shkruan ai./ CNA.al

Zi në familjen Berisha/ Ish-kryeministri jep lajmin e hidhur

Lajmet e fundit nga