Connect with Us

Firmosën dy marrëveshje me Serbinë/ Nxehet keq Albin Kurti: Nuk kam dhënë autorizim

Kosova & Rajoni

Firmosën dy marrëveshje me Serbinë/ Nxehet keq Albin Kurti: Nuk kam dhënë autorizim

Publikuar

-

Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se firmosja e marrëveshjes së sotme mes Kosovës dhe Sebisë për hekurudhën dhe autostradën nuk është autorizuar nga qeveria e tij.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai bën me dije se dy zyrtarët që ishin autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj firmosën marrëveshjet dhe nuk negociuan fare me qeverinë e re.

Akuza e kryeministrit Kosovar bëhet më e rëndë pasi ai thotë se “as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë”.

“Sot në Munich janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare.

Sado që të gjitha lidhjet dhe avancimi i standardeve të infrastrukturës janë të domosdoshme për zhvillim të vendeve tona dhe pjesë e vizionit Evropian për bashkëpunim rajonal dhe marrdhënie të fqinjësisë së mirë, megjithatë është shumë me rëndësi që procesi të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit, prioriteteve ekonomike dhe në harmoni me obligimet që dalin nga procesi i MSA-së.

LEXO EDHE:  Albin Kurti paralajmëron/ Nëse s’merremi vesh me LDK-në, vendi shkon në zgjedhje të reja

Për më tepër, nëse bazohemi te një verzion i marrëveshjes, po qe se analizohet për nga rëndësia ekonomike, hekurudha për në Leshak është më me prioritet dhe më e levërdishme sesa ajo për Merdare.

Në procesin e tranzicionit të qeverisjes, ne jemi duke analizuar të gjithë hapat që janë marrë në të kaluarën dhe ministritë përkatëse janë të angazhuara që këtë ta trajtojnë me prioritet.” shkruan Kurti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

“I dhamë lamtumirën Baca Sulejmanit”/ Haradinaj ngushëllon familjen Berisha

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha dha lajmin e hidhur se sot është ndarë nga jeta djali i xhaxhait të tij Sulejman Berisha.

Ashtu sikurse bëri me dije edhe ish-lideri i demokratëve, në ceremoninë mortore të të ndjerit, mori pjesë edhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka shprehur ngushëllimet me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se Sulejman Berisha ka ndihmuar shqiptarët e Kosovës gjatë luftës me Serbinë.

“Sot në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën. Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së. Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, shkruan ai./ CNA.al

Zi në familjen Berisha/ Ish-kryeministri jep lajmin e hidhur

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen për hekurudhat

Publikuar

-

Nga

Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hapjen e rrugëve që janë pjesë e korridoreve hekurudhore e rrugor që lidhin kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor me njëri tjetrin dhe më pas me Evropën.

Letra e shprehjes së interesit për autostrada dhe Letra e shprehjes së interesit për hekurudha me të cilat Kosova dhe Serbia shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në pritet të nënshkruhen paraditen e sotme, para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih.

Presidenti i Kosovës, Thaçi i tha Deutsche Welles se takimi i mbajtur mbrëmë me ambasadorin Grennell ishte shumë konstruktiv dhe i frytshëm. Thaçi dhe Grenelle, si dhe më parë Vuçiç dhe Grenell, në takime të ndara, kanë rënë dakord që kjo marrëveshje të nënshkruhet. Por Thaçi tha se me ambasadorin Grennell është biseduar edhe për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, e cila do t’i sillte Kosovës anëtarësimin në Organizaten e Kombeve të Bashkuara dhe njohjen reciproke.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Të shtëna me armë zjarri/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, një person është arrestuar lidhur me ngjarjen, ndërsa po punohet për kapjen e personave të tjerë.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa dy të plagosurit po marrin trajtimin e nevojshëm mjeksorë në spital.

“Rreth orës 17:00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Në këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

LEXO EDHE:  Berisha takim me Albin Kurtin/ Zgjedhjet e fundit ishin historike

LEXO EDHE:  Albin Kurti flet me emra/ Ja kush janë oligarkët që po rrjepin qytetarët

Lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast”, është shprehur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE