LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Astrit Patozi tregon të pathënat e politikës/ Ku qëndron problemi i opozitës, pse nuk rrëzohet Rama

14 Shkurt 2020, 11:29, Politikë CNA
Astrit Patozi tregon të pathënat e politikës/ Ku qëndron

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka deklaruar sot se skandalet e kësaj qeverie janë edhe më shumë se ato që publikohen dhe denoncohen në media.

Sipas Patozit ka edhe të tjera të vërteta që dihen, por nuk thuhen.

I ftuar në Abcnews, Astrit Patozi theksoi se fakti që kjo qeveri vijon të qëndrojë në këmbë, është ?meritë? e opozitës.

?Kjo qeveri ka edhe më shuëm skandale. Ajo që qarkullon nëpër studio të televizioneve apo portaleve, ka edhe shumë të tjera që ne nuk i dimë apo nuk i themi. Kjo qeveri ka dhënë shumë prova që është e korruptuar dhe e paaftë. Fakti se nuk i hyn gjëmb në këmbë është problem i opozitës.

PD, dhe gjithë opozita e baashkuar kanë një problem, e quajnë si detyrë të vetme që të denoncojë dhe të shajë, ndërkohë që kjo është vetëm një nga detyrat e opozitës.

I përgëzoj për opozitën e egër në raport me aferat e qeverisë, opozitën denoncuese, por nuk është vetëm ky roli. Nuk mjafton vetëm ta shash opozitën?-tha Astrit Patozi.

Sipas Patozit, roli dhe pjesa e munguar e opozitës është se nuk është frymëzuese, nuk është alternativë që rrezaton shpresë.

?Ne nuk po u tregojmë qytetarëve se jemi ndryshe nga kjo qeveri dhe po tregojmë se kemi aspiratë vetëm karrigen e kundërshtarit?-u shpreh Patozi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga