LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha kërcënohet me jetë/ Gazetari publikon mesazhin

14 Shkurt 2020, 07:38, Kronika CNA

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ?Opinion?, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar mesazhet kërcënuese, që kanë ardhur në drejtim të tij nga Anglia.

Gazetari Hoxha theksoi se kërcënimi ndaj tij është bërë nga krimi i organizuar, ndërsa shtoi se e kanë fotografuar kur ka dalë nga shtëpia në mëngjes, por edhe lëvizjet gjatë ditës.

?Dëgjoni me vëmendje të gjithë ju si televizion bastard me në krye bastardin Tan Hoxha. Ka ardhur koha që të mbani përgjegjësi për baltën që hidhni ndaj familjes tonë. Nuk është familja jonë si na prezantoni ju me tan kurvën keni një javë për një foto na ngatërroni me politikën. Të jeni të sigurtë që ne s?do falim asnjë që na sulmon padrejtësisht, neve nëse doni e kthejmë dhe personale?.- Ky është mesazhi kërcënues që ka mbërritur në adresë të gazetarit Artan Hoxha, ditën e djeshme.

Hoxha tha se kërcënuesi dinte çdo lëvizje të tij, që kishte bërë gjatë ditës së djeshme, që kur kishte dalë nga shtëpia e mandej në punë.

?Krimi i organizuar sot është ai që ka marrë kufomën në 17 janar dhe kemi një muaj që e kërkojmë dhe se gjejmë ai është krimi i organizuar. Ta ka rrëmbyer atë Jan Prengën në mes të Tiranës në mes të ditës dhe ta ka zhdukur dhe ne nuk e gjejmë dot dhe unë lidhem nga Ekuadori deri në Britani për të kërkuar kufomën e një njeriu. Dhe fundit sot para se të vija në emision më kanë ardhur disa mesazhe. Kam bërë denoncimin në polici normal që e kam bërë më kishin fotografuar nga mëngjesi kur kam dalë nga shtëpia, ku kam lëvizur gjatë ditës se unë besoj tek ky vend dhe mi kanë sjellë me mesazh nga Anglia dhe ky është një krim i organizuar. Me ata kam mbaruar punë unë krimi i organizuar është ky sot që fsheh para që ndikon dhe e buxhetin më të madh se ministria jote e Brendshme?, tha Artan Hoxha, në studion e emisionit ?Opinion./ CNA.al

Lajmet e fundit nga