LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A mund të vrasë koronavirusi 50 milionë njerëz në mbarë botën?

14 Shkurt 2020, 07:26, Blog CNA
A mund të vrasë koronavirusi 50 milionë njerëz në

Nga Michael Le Page & Debora MacKenzie, ?New Scientist?

* Nëse nuk ndalet përhapja e tij, koronavirusi i ri mund të infektojë 60 përqind të popullsisë në botë, dhe të vrasë 1 në 100 në infektuar, ose rreth 50 milionë njerëz. Kjo është ajo që llogarit Gabriel Leung, ekspert i shëndetësisë në Universitetin e Hong Kongut.

A ka ai të drejtë? Përgjigja e shkurtër është se askush nuk e di me saktësi, pasi ka shumë gjëra që ende nuk i dimë mbi virusin. Së pari, a mund ta ndalojmë përhapjen e tij në të gjithë botën? Deri më tani, ka pasur mbi 40.000 raste në Kinë, dhe 24 vende të tjera kanë raportuar rreth 300 raste.

Ky virus, po përhapet shumë më lehtë sesa koronaviruset e tjerë, që kanë kaluar nga kafshët tek njerëzit. Ndalimi i përhapjes së tij, kërkon identifikimin dhe izolimin e atyre që janë të infektuar. Por kjo gjë mund të jetë veçanërisht e vështirë, sepse disa njerëz mund të jenë infektues, edhe kur kanë vetëm disa simptoma të lehta.

Dhe ndërsa koha mesatare që njerëzit e infektuar të shfaqin simptoma është rreth 3 ditë, ndonjëherë kjo mund të zgjasë 24 ditë, pra më shumë sesa periudha 2-javore e karantinës, e rekomanduar aktualisht nga autoritetet shëndetësore.

Kina është duke marrë masa drastike për të frenuar përhapjen e virusit. Por nuk është e qartë nëse ato po funksionojnë si duhet. Ka pasur një rënie të numrit të rasteve të reja të raportuara në një ditë. Por kjo gjë mund të ketë ndodhur për shkak të mbingarkesës së spitaleve.

Duket se Kina po numëron vetëm tani njerëzit që rezultojnë pozitivë me këtë virus, por

që nuk shfaqin simptoma. Ndërkohë ka shumë gjasa që edhe vendet e pasura, të fshehin të vërtetën mbi numrin real të të prekurve. Tashmë ka një shqetësim të madh se virusi po përhapet gjerësisht, edhe tek vendet që nuk kanë shumë burime për ta zbuluar dhe luftuar atë.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka paralajmëruar se ne mund jemi duke parë vetëm ?majën e ajsbergut? . Nëse është vërtet kështu, shanset për të parandaluar një pandemi globale janë të ulëta. Dhe kjo na çon tek pyetja tjetër:sa njerëz do të infektohen nëse virusi përhapet kudo?

Vlerësohet se 24 përqind e popullsisë së botës, ishte e infektuar nga pandemia e Gripit të Derrit H1N1 e vitit 2009, pavarësisht se të moshuarit kishin një imunitet paraprak, pasi kishin qenë të ekspozuar ndaj viruseve të ngjashme. Ndërkohë me sa dimë deri tani, askush nuk ka një imunitet para-ekzistues ndaj koronavirusit të dhjetorit 2019.

Çdo person i infektuar, duket se infekton mesatarisht 2-4 të tjerë, krahasuar me 1.5 që shkaktonte Gripi i Derrave. Pra vlerësimi i Leung për rrezikun e infektimit të 60 për qind të popullisë botërore duket i besueshëm, por këtë nuk mund ta themi me siguri të plotë.

?Është e pamundur të dihet realisht, se çfarë mund të ndodhë me këtë virus?-thotë Dejvid Hejman nga Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, që drejtoi reagimin global ndaj shpërthimit të virusit SARS në vitin 2003. Domethënëse në këtë rast, është ?egërsia? e virusit.

Vlerësimet e hershme të shkallës së vdekshmërisë nga sëmundjet e reja, janë zakonisht shumë më të larta se sa shifra reale, për shkak së zbulohen vetëm rastet më serioze. Për shembull, tani mendohet se gripi i vitit 2009 vrau 1 në 5000 njerëz, shumë më pak nga sa druheshin në fillim specialistët.

Raportet fillestare për një nivel vdekshmërie prej 2 përqind nga koronavirusi i ri, u bazuan në pjesëtimin e numrit të vdekjeve me numrin e rasteve të konfirmuara. Por kjo shifër, nuk merr parasysh vonesën midis njerëzve që sëmuren, shërohen apo vdesin, apo faktin që mjekët po egzaminonin vetëm njerëzit që kishin pneumoni, pra rastet më të rënda.

Bazuar në vlerësimin se rastet me simptoma më të buta nuk llogariten, Neil Ferguson nga Kolegji Mbretëror në Londër, llogarit se 1 përqind e të infektuarve vdesin, e njëjta përqindje e përdorur për të llogaritur vlerësimin e 50 milionë të vdekurve.

Sërish kjo shifër e tmerrshme mund të jetë e ekzagjeruar, për shkak se trajtimet në zhvillim ndaj virusit, mund të ulin më tej shkallën e vdekshmërisë. Por vlerësimit të Leung, i mungon në fakt një shkak tjetër i mundshëm i vdekjeve për shkak të koronavirusit:njerëz që vdesin për shkak të ndërprerjes së shërbimeve normale të kujdesit shëndetësor, pikërisht si pasojë e epidemisë.

?Shqetësim nuk ka vetëm mbi të infektuarit nga vetë koronavirusi, por për të gjitha shërbimet shëndetësojë që nuk do të funksiononin më normalisht?- thotë Devi Sridar nga Universiteti i Edinburgut në Britaninë e Madhe. ?Dhe në atë rast, do të shihnim shpërthimin e të gjitha epidemive të mundshme?- thekson ai.

Ky skenar do të ishte më dramatik në vendet e varfëra, sistemi shëndetësor i të cilëve është shumë i dobët. Për shembull, fëmijët e vegjël nisën të vdisnin nga fruthi, kur u ndal vaksinimi gjatë shpërthimeve të fundit të sëmundjes së Ebolës në Afrikë. ?UNICEF i quan këta të vdekur të panumërt?- shprehet Sridar.

Megjithatë, edhe vendet e pasura mund të hasin shumë vështirësi. Planet e Britanisë së Madhe kundër një pandemie globale, janë për diçka me një madhësi të ngjashme me gripin H1N1 të vitit 2009, që vrau deri në 500.000 njerëz në rang global.

Pol Hanter nga Universiteti i Anglisë Lindore në Mbretërinë e Bashkuar, mendon se koronavirusi do të zhduket duke vrarë më pak njerëz se sa gripi i vitit 2009. ?Unë nuk pres që të kemi atë shkallë fataliteti me këtë koronavirus, por mund ta kem edhe gabim. Nëse është shumë më agresiv sesa H1N1, atëherë përballja e tij do të ishte tmerrësisht  vështirë?- thekson ai./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga