Connect with Us

Zbardhet ngjarja e rëndë në Shkodër/ Polumbarët nxjerrin armën nga lumi Buna

Kronika

Zbardhet ngjarja e rëndë në Shkodër/ Polumbarët nxjerrin armën nga lumi Buna

Publikuar

-

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të një dite më parë në Shkodër, ku u raportua për një përplasje me armë zjarri.

Sipas uniformave blu janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar.

Po ashtu, polumbarët kanë gjetur në lumin Buna, armën me të cilën autorët qëlluan në ajër.

“Nga strukturat DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, me datë 12.02.2020, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve G. U., 26 vjeç, banues në Shkodër dhe H. M., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Këta shtetas, dje, më datë 12.02.2020, rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Parrucë”, lagjja “Qemal Stafa”, Shkodër, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz”, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. A., 32 vjeç, banues në Shkodër, të cilin shtetasi H. M. e ka goditur me sende të forta në pjesën e kokës duke i shkaktuar dëmtime të lehta, ndërsa shtetasi G. U. ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete.

Gjithashtu, pas kërkimeve intensive në lumin Buna, nga Njësia Polumbare e repartit RENEA u gjet dhe u sekuestrua pistoleta me të cilën kanë qëlluar shtetasit e lartpërmendur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Gjendet një plasmas me njolla gjaku në Shijak

Publikuar

-

Nga

Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të Jan Prengës i cili u rrëmbye më 17 janar dhe humbi jetën nga torturat e rrëmbyesve.

Mësohet se rreth 1 km larg resortit “Golden” gjatë kontrolleve për trupin e Jan Prengës policia ka gjetur një plasmas me njolla gjaku.

Sipas Report Tv, me këtë plastmas dyshohet se grupi kriminal ka mbështjellë trupin e Jan Prengës, dhe më pas e ka nxjerë nga mbjentet e brendshme të resortit “Golden”, duke e transportuar në një vend, ende të paditur deri më tani.

Ky plastmas i sekuestruar në cilësinë e provës material, është çuar nga prokuroria për ekspertimin e njollave të gjakut, duke i krahasuar ato me njollat e gjakut të konstatuara në vendin, ku Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me lëndë narkotike në makinë?/ Detajet e ndalimit të Oriola Marashit, si e mori përsipër vetë drogën

Publikuar

-

Nga

Disa ditë më parë, në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit është ndaluar nga policia edhe modelja e njohur Oriola Marashi.

Ndalimi i 24-vjeçares u bë në Laprakë, ndërsa ishte duke udhëtuar me një “Audi”. Ajo ka qenë nën shoqërinë e një mashkulli.

Policia e ndaloi për shkak të makinës së saj luksoze,  por gjatë ndalimit, policia ka ushtruar edhe një kontroll dhe ka gjetur në makinë një sasi të vogël marijuane.

Oriola, sipas burimeve të policisë, ka thënë se marijuane i përkiste asaj. Por, ka dyshime që ajo e ka thënë këtë gjë, për të mbrojtur mashkullin me të cilin ndodhej në makinë.

Gjithsesi, ajo është lënë e lirë dhe hetimet e mëtejshme do të kryhen nga Prokuroria.

Vetë Oriola nuk ka reaguar pas kësaj ngjarje, ndërkohë që mamaja e saj e ka mohuar, duke thënë se është një shpifje e mediave.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me armë pranë selisë së PS/ Lihet në burg Vladimir Gjuta

Publikuar

-

Nga

Lihet në burg Vladimir Gjuta i arrestuar disa ditë më parë pranë selisë të PS.

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Gjutën i cili u kap armatosur pranë selisë rozë ku zhvillohej mbledhja e kryesisë së PS.

Avokati i Gjutës, Naim Gjuta është shprehur se klienti i tij nuk kishte në plan t’i bënte atentat kryeministrit.

Pas arrestimit, Gjuta ka treguar që armën dhe një dorezë hekuri i kishte me vete për siguri dhe jo për ndonjë ngjarje.

“Armën dhe dorezën i kisha për vetëmbrojtje dhe për të ruajtur paratë është shprehur Gjuta. Lekët janë të miat dhe të familjes. Unë gjendesha aty për t’i thyer në dollarë pasi kështu e kishim lënë me familjarët dhe me babanë” mësohet të ketë thënë Gjuta./CNA.al

LEXO TE PLOTE