Connect with Us

U kap me lëndë narkotike në makinë?/ Detajet e ndalimit të Oriola Marashit, si e mori përsipër vetë drogën

Kronika

U kap me lëndë narkotike në makinë?/ Detajet e ndalimit të Oriola Marashit, si e mori përsipër vetë drogën

Publikuar

-

Disa ditë më parë, në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit është ndaluar nga policia edhe modelja e njohur Oriola Marashi.

Ndalimi i 24-vjeçares u bë në Laprakë, ndërsa ishte duke udhëtuar me një “Audi”. Ajo ka qenë nën shoqërinë e një mashkulli.

Policia e ndaloi për shkak të makinës së saj luksoze,  por gjatë ndalimit, policia ka ushtruar edhe një kontroll dhe ka gjetur në makinë një sasi të vogël marijuane.

Oriola, sipas burimeve të policisë, ka thënë se marijuane i përkiste asaj. Por, ka dyshime që ajo e ka thënë këtë gjë, për të mbrojtur mashkullin me të cilin ndodhej në makinë.

LEXO EDHE:  Qytetarët iu bëjnë “gjëmen” tre të rinjve/ Ja çfarë mbanin në makinë

Gjithsesi, ajo është lënë e lirë dhe hetimet e mëtejshme do të kryhen nga Prokuroria.

Vetë Oriola nuk ka reaguar pas kësaj ngjarje, ndërkohë që mamaja e saj e ka mohuar, duke thënë se është një shpifje e mediave.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U kap me armë pranë selisë së PS/ Lihet në burg Vladimir Gjuta

Publikuar

-

Nga

Lihet në burg Vladimir Gjuta i arrestuar disa ditë më parë pranë selisë të PS.

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Gjutën i cili u kap armatosur pranë selisë rozë ku zhvillohej mbledhja e kryesisë së PS.

Avokati i Gjutës, Naim Gjuta është shprehur se klienti i tij nuk kishte në plan t’i bënte atentat kryeministrit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL nuk iu ndahet të “fortëve”/ Iu dërgon formularin dy të tjerëve

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin për vetdeklarimin e pasurisë, dy të “fortëve” të radhës.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit, Pajtim Serianin, mikun e Emiljano Shullazit si dhe shtetasin Orges Jahelezi, që akuzohet për trafikim narkotikësh.

Në një deklaratë për mediat, OFL bën të ditur se u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve: O. J., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim” dhe P. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

LEXO EDHE:  Bledi Mane: Klithmë lebetitëse për Sajmir Tahirin!

LEXO EDHE:  Policia konfirmon avionin e dyshimte/ Pritem te ulej por iku

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Po në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi”.-thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Parandalohet krimi në familje në Tiranë/ 66 vjeçari kërcënon me armë bashkëshorten

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

Shërbimet e Policisë Vorë, pas njoftimit të marrë se në fshatin Domje, Bashkia Vorë, në ambientet e banesës, shtetasi S. B. po dhunonte psikologjikisht bashkëshorten e tij duke e kërcënuar me armë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Shërbimet e Policisë kanë prangosur shtetasin S. B., 66 vjeç, banues në fshatin Domje, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën ky shtetas e kërcënonte për ta vrarë bashkëshorten e tij, 63-vjeçaren L. B.

LEXO EDHE:  Kapja e sasisë rekord të kokainës në Durrës/ Rama: Fazë e re e luftës kundër krimit

LEXO EDHE:  Basha: Edi Rama vetë është me kriminelët

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet./CNA.al

LEXO TE PLOTE