LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thellohen përplasjet mes Ramës dhe Metës/ Presidenti publikon foton që nuk pritej

13 Shkurt 2020, 10:49, Politikë CNA
Thellohen përplasjet mes Ramës dhe Metës/ Presidenti publikon

Pas miratimit nga Kuvendi të ligjit që anashkalon Presidentin për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duket se janë thelluar përplasjet mes mazhorancës dhe presidentit Meta.

Reagimi i parë ka ardhur nga zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi, i cili ndër të tjera theksonte se shkelja e Kushtetutës është bërë rregull tashmë për Kuvendin, ndërsa shtoi se Meta sot do të dalë në një konferencë për shtyp për të folur në lidhje me çështjen në fjalë.

Ndërkohë, pas reagimit të Blushit, ka ardhur një tjetër reagim nga Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit ka zgjedhur t?i përgjigjet kryeministrit Rama nëpërmjet një fotoje, të cilën e cilëson si ?meme e ditës?.

Në foton në fjalë duket flamuri dhe Kushtetuta në majë të një Kështjelle, ndërsa poshtë janë disa ushtarë që Meta i etiketon si ?Rilindja?.

Mesa duket Meta kërkon ti dërgojë një tjetër mesazh kryeministrit, për t?i thënë që do ta fitojë ai ?luftën? mes tyre./ CNA.al

Votimi i ligjit për betimin e gjyqtarëve/ Reagon Presidenca, Meta tregon sërish ?dhëmbët?

Lajmet e fundit nga