LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna me armë zjarri/ Plagosen dy persona

13 Shkurt 2020, 19:41, Kosova & Bota CNA
Të shtëna me armë zjarri/ Plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, një person është arrestuar lidhur me ngjarjen, ndërsa po punohet për kapjen e personave të tjerë.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa dy të plagosurit po marrin trajtimin e nevojshëm mjeksorë në spital.

?Rreth orës 17:00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Në këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast?, është shprehur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./CNA.al

Lajmet e fundit nga