LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sistemi zgjedhor në Shqipëri/ Qytetarët kërkesë për referendum

13 Shkurt 2020, 11:02, Politikë CNA
Sistemi zgjedhor në Shqipëri/ Qytetarët kërkesë

Një grup aktivistësh e qytetarësh i kanë kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve organizimin e një referendumi ku qytetarët të votojnë për llojin e sistemit zgjedhor që duhet të ketë Shqipëria.

Përmes një kërkese zyrtare, bazuar në Kushtetutë, ata propozojnë që pyetja e referendumit të jetë:

?A je dakort që të ndryshohet sistemi zgjedhor për të barazuar fuqinë e votës dhe për t`iu krijuar më shumë mundësi të zgjidhni, me votën tuaj, përfaqësuesit në Kuvendin e Shqipërisë dhe në këshillat bashkiake??

Sipas tyre, realizimi i këtij referendumi do të jetë një hap i madh përpara dhe ndryshim i thellë në menyrën se si është konceptuar dhe realizuar deri sot ushtrimi i sovranitetit dhe demokracia perfaqësuese në vendin tonë.

Firmëtarët e kësaj nisme janë:
1. Kristaq Kume
2. Brizida Gjikondi
3. Silvana Bello
4. Lavdosh Ferruni
5. Andi Tepelena
6. Elvis Hoxha
7. Enis Sulstarova
8. Evrikli Kolovani
9. Kreshnik Merxhani
10. Kledia Abbas
11. Liridona Hoxha
12. Kiara Muka

Lajmet e fundit nga