Connect with Us

Rudina Hajdari flet pa dorashka/ Tregon çfarë ndodh në parlament

Politikë

Rudina Hajdari flet pa dorashka/ Tregon çfarë ndodh në parlament

Publikuar

-

Deputetja Rudina Hajdari ka folur hapur sot në lidhje me ata që na përfaqësojnë në parlament, pra deputetët.

E ftuar në Abcneës me Enkel Demin, deputetja Hajdari tha se cilësia e parlamentit ka rënë dhe se ka shumë deputetët që nuk kanë folur kurrë në atë sallë.

Po ashtu ajo theksoi se ajo çfarë ndodh në parlament është se miratohen shumë ligje, të cilat sipas saj nuk janë të domosdoshme, por vetëm amendime që sipas saj tregojnë se asgjë nuk po ecen.

LEXO EDHE:  Djegia e mandateve/ Balla: Tradhëtarë janë ata që kanë tradhtuar besimin e popullit

“Cilësia e parlamentit ka rënë. Ka mbi 30 deputetë që nuk kanë folur kurrë. Ajo çfarë ne bëjmë vazhdimisht është se vetëm prodhojmë ligje të padmosdoshme. Amendime mbi amendime, që tregojnë se nuk po ecim”-u shpreh deputetja Hajdari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve?/ Rudina Hajdari i nxjerr “bojën” Bashës, tregon qëllimin e vërtetë

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar sot propozimin e Partisë Demokratike, për krijimin e një qeverie kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve.

E ftuar në Abcnews, mëngjesin e sotëm deputetja Hajdari u shpreh se qëllimi i kësaj kërkese nga ana e PD-së nuk janë zgjedhjet, por ndarja e pushtetit.

“Kjo duhet menduar mirë. Ju kujtoj marrëveshjen e 2017, ishte e ngjashme, gjë që tregon se kjo nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme siç pretendon opozita jashtë parlamenti. Ata ashtu si edhe unë e luftuam rezultatin e zgjedhjeve. Kush e beson atë qeveri kujdestare. Kushdo që të jetë në atë qeveri është një njeri politik.

LEXO EDHE:  PD kërcënon me bojkot/ Ruçi po drejton keq kuvendin

LEXO EDHE:  Parlamenti i Kosovës mandaton ekipin për bisedimet me Serbinë

Pra i bie që kërkon pushtet të përbashkët. Shoh vetëm një dëshirë për të ndarë pushtetin, dhe qëllimi nuk janë zgjedhjet”-tha ndër të tjera deputetja Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votimi i ligjit për betimin e gjyqtarëve/ Reagon Presidenca, Meta tregon sërish “dhëmbët”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, i cili anashkalon Presidentin për betimin e gjyqtarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Tedi Blushi shkruan se miratimi i ligjit në errësirë të plotë dhe vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, është mungesë e theksuar serioziteti.

“Të nderuar kolegë gazetarë!
Kam marrë shumë pyetje nga ju, lidhur me ligjin që ka kaluar Kuvendi dje në mbrëmje vonë, nëse është apo jo në shkelje të Kushtetutës.
Së pari dua të shpreh çudinë e madhe që ky ligj miratohet në errësirë të plotë, vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë Kuvendi, që tregon një mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer.
Pra KAP ÇFARË TË KAPËSH.”-shkruan Blushi.

LEXO EDHE:  Djegia e mandateve/ Balla: Tradhëtarë janë ata që kanë tradhtuar besimin e popullit

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Rudina Hajdarit/ Valteri: Lita u nxitua, mund të kishte mbështetjen tonë

Më tej, ai thekson se se tashmë shkelja e Kushtetutës nga Kuvendi, është kthyer në rregull.

“Së dyti, për ne tashmë çudi përbën vetëm fakti kur ndonjëherë Kuvendi kalon ndonjë ligj që respekton Kushtetutën, pasi dhunimi sistematik i saj është kthyer në rregull.
Por sot paradite jemi të fokusuar te takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.”

Po ashtu, Blushi bën të ditur se vetë Presidenti meta do të mbajë pasdite një konferencë për mediat, ku sipas tij do të tregoj qëllimin e vërtetë të ligjit në fjalë.

“Ndërsa pasdite ju premtoj se Presidenti do të kuvendojë me ju direkt nga Presidenca, dhe me të gjithë shqiptarët, për qëllimin e vërtetë të ligjit për KRYEKÇK-në.”-përfundon postimin e tij zëdhënësi i Presidencës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE