LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama merr në mbrojtje Dakon dhe Tom Doshin/ “E kam mik edhe po u fut në burg”

13 Shkurt 2020, 22:07, Politikë CNA
Rama merr në mbrojtje Dakon dhe Tom Doshin/ “E kam mik edhe po u fut

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos dhe ish-deputetit Tom Doshi.

Kreu i qeverisë pretendon se me Vangjush Dakon nuk kam bërë kurrë dhe nuk i kanë kërkuar kurrë njëri-tjetrit të bëjnë shkelje.

Rama deklaroi më tej se për të dhe familjen e tij nuk gjen asnjë qindarkë të nxjerrë nga krimi, ndërsa për Dakon theksoi se do ta ketë mik edhe nëse futet në burg.

?Vangjush Dako ka qenë është dhe do të jetë miku im që të jesh i qartë ti. Nuk ma përcakton Departamenti i Shtetit mua kë kam mik e kë jo .Mua më përcakton morali im dhe bindja ime, edhe në burg të shkojë nesër do të jetë miku im, por me Vangjush Dakon ama nuk kam bërë kurrë, kurrë as më ka kërkuar as i kam kërkuar, as kemi bashkëpunuar as i kemi kërkuar bashkëpunim të tjerëve, asnjë shkelje të ligjit të Republikës të Shqipërisë, asnjë?, u shpreh ai në emisionin ?Opinion?.

Gjithashtu, kryeministri pranoi edhe miqësinë me Tom Doshin, duke thënë se do vazhdojë ta ketë mik.

?Tom Doshin e kam përjashtuar nga PS, por nuk mund ta përjashtoj dot nga Shqipëria, nga politika dhe mbi të gjitha Tom Doshi nuk ka ardhur aty me makinën time, ka ardhur me votat e popullit të Shkodrës. Unë nuk mund të mohoj që ka qenë dhe është miku im. Unë komandohem nga morali im?, theksoi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga