Connect with Us

Rama “kthehet” tek Tahiri/ Tregon çfarë i tha pasi u akuzua për trafik droge

Politikë

Rama “kthehet” tek Tahiri/ Tregon çfarë i tha pasi u akuzua për trafik droge

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me anëtarët e PS, të cilët janë implikuar në afera kriminale.

Rama theksoi se nuk mund ta gjykojë askush nëse dikush bën diçka në lidhje me ligjin.
Sipas tij, ai mund të gjykohet vetëm nëse merr pjesë në atë shkelje.

“Unë jam një shqiptar si gjithë të tjetër pak më i gjatë. Rreth meje ka shumë njerëz, në parti ka shumë të tillë.
Mua mos më gjykoni nëse dikush bën diçka në shkelje të ligjit, më gjykoni nëse marr pjesë në këtë shkelje.
Unë nuk bëj lista deputetësh me deklarat të asnjë ambasadori. Unë nisem nga fakti”, tha Rama.

Kryeministri ka kujtuar ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri i cili u përball me akuza si i përfshirë në trafikun e drogës.

LEXO EDHE:  Austri/Akuzohet një 14-vjeçar për terrorizëm

“Saimir Tahiri u akuzua dhe u kërkua të futej burg. Çfarë bëra unë? Në burg jo s’ mund ta çoni me këto akuza por, i thashë nuk je më anëtar i grupit parlamentar, nuk je më pjesë e Partisë Socialiste, avokati nga unë mos prit. Kush e bën këtë në Shqipëri? Vëtëm unë!”, tha Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Je jashtë të gjithë binarëve të gazetarisë”/ Rama i përvishet Rakipllarit

Publikuar

-

Nga

Vijojnë debatet me tone të ashpra mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Robert Rakipllari në studion e emisionit “Opinion”, teksa po flisnin për Operacionin Forca e Ligjit.

Rama e ka ofenduar Rakipllarin, duke thënë se është jashtë çdo binari të gzetarisë, ndërsa ky i fundit e ka kundërshtuar dhe i ka tërhequr vërejtje për faktin që nuk e le të mbarojë pyetjen.

Rakipllari: Sondazhet tregojnë që…

Rama: T’ju vijë turp se duhet të jeni media që bëni sondazhe.

Rakipllari: Çfarë thua mo? Po pse se s’do ti?

Rama: Se kështu dalin sondazhet.

Rakipllari: Ne po kapim koherencën.

Rama: S”e kap dot koherecën, se ti nuk e kupton atë që po flas unë.

LEXO EDHE:  Basha i përgjigjet Ramës me një video/ Po Reformës, Drejtësi e pa kapur

LEXO EDHE:  Kryeministri italian mbërrin në Tiranë/ Zbardhet axhenda

Rakipllari: Reforma në Drejtësi është bërë që …

Rama: A mund të mbaroj?

Rakipllari: Pse askush nuk duhet ta paragjykojë këtë fushatë dhe pse jeni i sigurt se nuk do dështojë siç kanë dështuar operacionet tjera?

Rama: Cili operacion ka dështuar?

Rakipllari: Unë besoj…

Rama: A ka mundësi? Ti s’ke besuar, nuk beson dhe ske pse beson.

Rakipllari: Besoj unë.

Rama: S’ke pse beson. Pse s’më lë të mbaroj unë? Ore ju jeni jashtë të gjithë binarëve të gazetarisë normale dhe nuk më lini të mbaroj. Në asnjë gazetari të botës nuk e ndërpresin kryeministrin kur flet.

Rakipllari: Po ke parë kryeministër që s’të lë të mbarosh pyetjen?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lincoln’-in ma ka dhuruar vëllai”/ Ish deputeti i nxjerr gënjeshtrën Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se makina e blinduar tip “Lincoln” me të cilën u largua nga kryeministria në momentin e arrestimit të Vladimir Gjuzit, i është dhuruar nga i vëllai Olsi Rama në vitin 2009, kur ai ishte në opozitë.

Por këtyre deklaratave i është përgjigjur ish deputeti i PD-së Bardh Spahia, teksa ka “zbardhur” deklaratën e pasurisë së kryeministrit në vitin 2013, ku asokohe deklaronte se nuk kishte automjet.

“Kryeministri po thote qe makina Linkoln qe po perdor, i qenka “sjellë” nga i vellai ne vitin 2009 kur ishte ne opozite. Por nga deklarata e pasurise kur ka marre detyren, sic shihet ne deklaraten e pasurise te botuar nga Open Data, Edi Rama ka thene se nuk disponon automjet. Pra pyetja eshte: a ka genjyer Rama ne vitin 2013 kur ka deklaruar pasurine si kryeminister apo po genjen sot nga studio e Opinion?”, shkruan Spahia në reagimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama “heq dorë nga” Kajmaku/ Nuk mbaj asnjë përgjegjësi

Publikuar

-

Nga

Kryeminsitri Edi Rama është pyetur lidhur me çështjen e ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku i cili prej disa kohësh është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

Rama është shprehur se nuk mban asnjë përgjegjësi për të.

“S mbajmë përgjegjësi, unë dhe familja biologjike ku njëri del vrasës, mbajnë përgjegjësi për mënyrën si reagojnë. Nëse e fshehin vrasësin apo e tregojnë ngjarjen”, tha Rama në studion e Opinion .

LEXO EDHE:  Unaza e Madhe e Tiranës/ Bozdo: Rama dhe Veliaj janë bërë “mjeshtra” të vjedhjes së meritave

LEXO EDHE:  Kapen 103 kg drogë gati për transport/ Arrestohen 6 persona

Kujtojmë këtu se Kajmaku vijon të jetë në arrati pasi është shpallur në kërkim nën akuzën e prokurorisë për ‘falsifikim formularit të dekriminalizimit dhe ushtrim të funksionit pas përfundimit të mandatit’./CNA.al

LEXO TE PLOTE