LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama “heq dorë nga” Kajmaku/ Nuk mbaj asnjë përgjegjësi

13 Shkurt 2020, 21:30, Politikë CNA
Rama “heq dorë nga” Kajmaku/ Nuk mbaj asnjë

Kryeminsitri Edi Rama është pyetur lidhur me çështjen e ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku i cili prej disa kohësh është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

Rama është shprehur se nuk mban asnjë përgjegjësi për të.

?S mbajmë përgjegjësi, unë dhe familja biologjike ku njëri del vrasës, mbajnë përgjegjësi për mënyrën si reagojnë. Nëse e fshehin vrasësin apo e tregojnë ngjarjen?, tha Rama në studion e Opinion .

Kujtojmë këtu se Kajmaku vijon të jetë në arrati pasi është shpallur në kërkim nën akuzën e prokurorisë për ?falsifikim formularit të dekriminalizimit dhe ushtrim të funksionit pas përfundimit të mandatit?./CNA.al

Lajmet e fundit nga