LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve?/ Rudina Hajdari i nxjerr “bojën” Bashës, tregon qëllimin e vërtetë

13 Shkurt 2020, 08:13, Politikë CNA
Qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve?/ Rudina Hajdari i nxjerr

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar sot propozimin e Partisë Demokratike, për krijimin e një qeverie kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve.

E ftuar në Abcnews, mëngjesin e sotëm deputetja Hajdari u shpreh se qëllimi i kësaj kërkese nga ana e PD-së nuk janë zgjedhjet, por ndarja e pushtetit.

?Kjo duhet menduar mirë. Ju kujtoj marrëveshjen e 2017, ishte e ngjashme, gjë që tregon se kjo nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme siç pretendon opozita jashtë parlamenti. Ata ashtu si edhe unë e luftuam rezultatin e zgjedhjeve. Kush e beson atë qeveri kujdestare. Kushdo që të jetë në atë qeveri është një njeri politik.

Pra i bie që kërkon pushtet të përbashkët. Shoh vetëm një dëshirë për të ndarë pushtetin, dhe qëllimi nuk janë zgjedhjet?-tha ndër të tjera deputetja Hajdari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga