Connect with Us

Polici i dehur humb kontrollin e makinës e përfundon në një banesë/ Qëllon me armë qytetarin

Kronika

Polici i dehur humb kontrollin e makinës e përfundon në një banesë/ Qëllon me armë qytetarin

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një efektiv policie, ndërsa drejtonte mjetin në gjendje të dehur ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.

Mësohet se efektivi, i cili është identifikuar si Paulin Shpani, pas përplaasjes është konfliktuar me pronarin e shtëpisë dhe e ka qëlluar këtë të fundit, me armë zjarri, duke e plagosur në dorë.

Rasti po hetohet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA)./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidentoi për vdekje këmbësorin/ Prangoset 24-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi teksa drejtonte automjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar për vdekje këmbësorin shtetasin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës.

Në pranga ka rënë shtetasi, me iniciale M.A. nga Fushë-kruja.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tapizë, Fushë-Krujë.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe një 23-vjeçar me iniciale A.K., banues në Shën Vlash, Durrës i cili ka përplasur me automjetin e tij këmbësorin shtetasin I.Gj.,54 vjeç, banues në Shën Vlash. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Tentoi të përdhunonte të renë/ Arrestohet manjaku

LEXO EDHE:  Takimi Cako-Gaiani: Bashkëpunimi, meritë e vecantë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Më hodhi dy metra tutje si leckë dhe nuk ndaloi”/ Flet gruaja që aksidentoi Ilda Bejleri

Publikuar

-

Nga

63 vjeçarja e aksidentuar nga Ilda Bejleri ka folur për mediat nga Spitali Universitar i Truamës.

Në një rrëfim për Dritare.net, e moshuara shprehet se ka thyer këmbën, ndërsa Bejleri e la në mes të rrugës pas e hodhi dy metra tutje.

“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi.  Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte.

Ajo u tha: “Pse këtu kalohet?” Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital.

Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm.

LEXO EDHE:  Video-Sekuestrohet drogë, telefona, para dhe automjete/ Arrestohen tre persona

LEXO EDHE:  Bie nga kati i katërt i pallatit/ Ndërron jetë 40 vjeçarja

Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi.

Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Mbante pasaportë shqiptare me identitet të rremë”/ Hoxha tregon si u arrestua Gramoz Rexhepi në Ekuador

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, tregoi historinë se si ka rënë në prangat e autoriteteve të Ekuadorit Gramoz Rexhepi, i akuzuar si urdhërues i pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës.

Hoxha tha se Rexhepi është arrestuar në 6 qershor të vitit 2014, në një operacion për kapjen e kokainës. Ai deklaroi se 40-vjeçari është kapur në qendër tregtarë dhe ka qenë në shoqërinë e një personi  të njohur nga shteti dhe të disa personave të njohur në botën e krimit.

Sipas gazetarit, Rexhepi ishte i pajisur me një pasaportë të rregullt shiptare, me identitet të rremë, të lëshuar nga autoritetet tona, ndonëse vetë kishte vite pa ardhur në Shqipëri.

“Gramoz Rexhepi ka pasur një pasaportë të rregullt shqiptare, me identitet të rremë, ndërkohë që ai s’ka qenë fare në Shqipëri, që nga viti 2006. Ai ka nxjerrë pasaportë me emrin Lulzim Murataj. Ky ishte në 10 më të kërkuarit nga Interpoli, ishte arratisur nga tre burgje të BE dhe Interpolit i janë dashur 3 muaj që ta vërtetojnë se Lulzim Murataj ishte Gramoz Rexhepi”, u shpreh Hoxha në emisionin “Opinion”.

Më tej ai theksoi se 40-vjeçari po shlyen dënimin me 13 vite burg, të cilin e ka ankimuar në Gjykatën e Lartë.

LEXO EDHE:  Manastirliu në Fier: 1 milion euro investime në spital, në 2018 hapet kabineti i ri i hemodinamikës

LEXO EDHE:  Aksidentoi për vdekje 7 vjecaren, arrestohet 23 vjecari

“Rexhepi po e bën burgun në Ekuador, se ai e ka mbajtur. Po vuan dënimin me 13 vite burg atje. Ka kërkuar ekstradim të tij Italia. E ka në kërkim edhe Anglia, edhe Spanja, edhe Gjermania. Por ai vetë ka kërkuar ekstradim edhe Shqipëria. Në fakt edhe ai dëshiron ta sjellin në Shqipëri, ku ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Lartë”, nënvizoi gazetari.

Hoxha la të kuptohej se intervistën që zhvilloi me Rexhepin e ka kërkuar ky i fundit, teksa deklaroi se më kollaj e gjejnë ata (të akuzuarit për krime), sesa i gjen ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE