Connect with Us

Përplasja me Ruçin në Parlament/ Flet Gjoni: Duhet ta kem prekur në plagë

Politikë

Përplasja me Ruçin në Parlament/ Flet Gjoni: Duhet ta kem prekur në plagë

Publikuar

-

Në seancën e djeshme plenare, një debat i ashpër u regjistrua mes Gramoz Ruçit dhe deputetit opozitar Ralf Gjoni, pasi kryeparlamentari i ndërpreu fjalën këtij të fundit, teksa ishte duke folur për Reformën në Drejtësi.

Ruçi i kërkoi Gjonit të lironte foltoren, me pretendimin se ishte duke folur jashtë kohës, por deputeti nuk iu bind dhe kryeparlamentari e përjashtoi nga seanca dhe kërkoi pezullim për 10 ditë nga Kuvendi.

Për këtë ka folur sot deputeti Gjoni në emisonin “Top Talk”, ku deklaroi se ajo që ndodhi dje ishte e shëmtuar dhe e cilësoi personale irritimin e Gramoz Ruçit.

“Nuk e di çfarë problemi ka Ruçi me mua, por duhet t’i kem prekur në plagë. Unë dje fola edhe për mazhorancën, edhe për Edi Ramën, edhe për Lulzim Bashën dhe për Monika Kryemadhin dhe për Ilir Metën. Unë kam shprehur dje se këta po mundohen të krijojnë struktura paralele me atë të Reformës në Drejtësi”, u shpreh ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Sërish marrëveshje Rama-Basha?/ Ralf Gjoni “sfidon” opozitën joparlamentare

Publikuar

-

Nga

Deputeti Ralf Gjoni ka folur ditën e sotme për angazhimin e opozitës në  tryezën e Reformës Zgjedhore dhe për një marëveshje të mundshme Rama-Basha.

Gjoni tha se i vjen mirë që opozita joparlamentare bëri “mea culpa” dhe u angazhua në këtë proces, ndërsa theksoi se duhen bërë propozime substanciale që rrisin garancinë e votës.

Deputeti përsëriti edhe njëherë se problemi i sistemit zgjedhor qëndron te listat, ndaj kërkon një zgjidhje për këtë nga dy partitë më të mëdha në vend.

Ralf Gjoni deklaroi në emisionin “Top Talk” se Partia Socialiste është e hapur të diskutojë për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Teksa u pyet nëse mendon se PS dhe PD do të bëjnë një kompromis si ai i vitit 2017, deputeti tha se çfarëdo që të bëjnë opozita në Parlament është më e fortë se ajo joparlamentare.

“Nuk mund të besoj Lulzim Bashën të cilin nuk e mbështesin as  ata të PD. Realiteti i prekshëm është që ne jemi në parlament, kemi votën. Ata mund të thonë se janë opozita e bashkuar, por këta janë vetëm numra. Numrat janë në Parlament dhe jo në këshill”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja e SHBA mesazh të fortë/ “SPAK duhet të ketë sukses”

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë ditën e sotme për sundimin e ligjit mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kim deklaron se SPAK duhet të ketë sukses.

“SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses!”, deklaron në mesazhin e shkurtër ambasadorja e SHBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasjet mes mazhorancës dhe Metës/ Luan Rama: Ata po hakmerren, kostoja mbi qytetarët

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka komentuar dhe përplasjen mazhorancë-Presidencë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

I ftuar në Neës 24, Luan Rama tha se kjo përplasje e mazhorancës me Kushtetutën.

“Nuk është përplasje e presidentit, por përplasje e mazhorancës me Kushtetutën. Është përplasje nën trysninë e papërgjegjshmërisë që mazhoranca bën ndaj presidenti, që është i vetmi institucion legjitim. Ata ngatërrojnë qytetarin Ilir Meta me presidentin. Ata hakmerren me presidentin. Grusht shteti është dhe kur kompetencat i një institucioni ti i merr dhe ia atribuon një institucioni tjetër. Kostoja po krijohet aktualisht mbi vendin, qytetarët dhe mbi imazhin e Shqipërisë. Këta po dëshmojnë se janë kundër realizimit të reformës në drejtësi siç u projektua dhe kundër integrimit të Shqipërisë në BE.”, përfundoi Luan Rama.

LEXO TE PLOTE