LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk mbaj përgjegjësi”/ Ilda Bejleri sqaron aksidentin: Gruaja u rrëzua në nxitim e sipër

13 Shkurt 2020, 08:58, Kronika CNA
“Nuk mbaj përgjegjësi”/ Ilda Bejleri sqaron aksidentin:

Pas shoqërimit në polici mbrëmjen e djeshme, ka reaguar sërish moderatorja e njohur e sportit, Ilda Bejleri.

Bejleri ka reaguar përmes një postimi në Instastory duke sqaruar se kamerat janë hapur ne polici dhe është vërtetuar që makina e saj ka qenë e ndaluar në momentin që zonja është rrëzuar.

Sipas Bejlerit, zonja është është rrëzuar në nxitim e sipër për të kaluar rrugën edhe pse semafori jeshil ishte i hapur për makinat.

?O ju mer-diat shqiptare. Për fatin tim të mirë kamerat janë hapur në polici, dhe është vërtetuar që makina ime ka qenë e ndaluar në momentin që zonja është rrëzuar në nxitim e sipër për të kaluar rrugën edhe pse semafori jeshil ishte i hapur për makinat. Kush ka ndonjë dyshim të shkojë të shohë videon në polici. Unë pyeta për zonjën në momentin e parë por më pas duke qenë se makina ime në momentin e rrëzimit nuk ishte në ecje e sipër nuk ndjeva që kisha bërë diçka për t?u ndjerë fajtore. Të gjitha makinat e tjera u larguan por unë qëndrova pak, por nuk ndjeva asnjë detyrim që të qëndroja më shumë se nuk mbaj përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në rrugë. Zonja për fat të mirë është shëndoshë e mirë, flini të qetë o njerëz?, shkruan Bejleri./CNA.al

Lajmet e fundit nga