LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta sulmon ndërkombëtarët/ Po merren me një gjë shumë të madhe

13 Shkurt 2020, 13:55, Politikë CNA
Meta sulmon ndërkombëtarët/ Po merren me një gjë

Para takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias, presidenti Ilir Meta ka hedhur sërish akuza dhe ironi ndaj ndarkombëtarëve.

Kreu i shtetit ka theksuar se ndërkombëtarët nuk mund të ndihmojnë që të interpretojnë Kushtetutën që e kanë bërë së bashku, pasi janë të zënë ?duke bërë një gjë të mëdha, duke ndjekur paranë?. Kjo e fundit, frazë e përsëritur nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ku e vlerëson Anti-KÇK-në si mënyrën e drejtë për të luftuar krimin.

?Po kështu ne këtu për fat të mirë apo të keq kemi dhe disa ekspertë ndërkombëtarë, me të cilët gjithashtu kemi bërë këtë Kushtetutë dhe që duhet të na ndihmojnë për të interpretuar drejt Kushtetutën. Mirëpo, edhe ata e kanë të vështirë ta bëjnë këtë çështje, se po merren me një gjë të madhe, po ndjekin paratë?,-u shpreh Meta.

Lajmet e fundit nga