LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta shtyn konferencën/ Presidenca nuk i ndahet Ramës për ligjin e betimit të gjyqtarëve

13 Shkurt 2020, 20:06, Politikë CNA
Meta shtyn konferencën/ Presidenca nuk i ndahet Ramës për ligjin

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar sërish për miratimin e ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, i cili anashkalon Presidentin për betimin e gjyqtarëve.

Mëngjesin e sotëm, Blushi u zotua se për këtë do të mbante vetë Presidenti Meta një konferencë për mediat në pasditen e sotme.

Por meqënëse Meta nuk doli në konferencë, Blushi kërkon ndjesë dhe thotë se sapo të gjejë hapësirë, Kreu i Shtetit do të dalë në kuvendim.

?Ju kërkoj ndjesë, por kuvendimi i Presidentit me ju do shtyhet për sot, pasi agjenda e tij ishte shumë e zënë, jashtë parashikimit tim paradite.

Së afërmi do ju njoftoj kur ky kuvendim do ndodhë, në mënyrën më transparente, ku sigurisht Presidenti do pranojë çdo pyetje tuaj?, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga