LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manipulimi i sondazhit të “Opinion”/ Rama “dhëmbë për dhëmbë” me Fevziun

13 Shkurt 2020, 20:27, Politikë CNA
Manipulimi i sondazhit të “Opinion”/ Rama

Dy ditë më parë, emisioni ?Opinion? bëri një sondazh për të kuptuar sa njihen ministrat nga qytetarët shqiptarë, por u vu re që numri i votave u rrit në mënyrë të frikshme dhe jo të njëtrajtshme.

Nga verifikimet e panelit të emisionit, u zbulua se një numër i konsiderueshëm votimesh për disa prej ministrave, janë false.

Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka debatuar edhe me moderatorin Blendi Fevziu për këtë sondazh.

Rama: E para është thjeshtë një anketim, nuk përfaqësohet fare. E dyta është e pavërtetë dhe…

Fevziu: Ne e kemi të verifikuar këtë gjë, që në atë sondazh ka pasur ndërhyrje nga ministra apo sftafet e tyre. E kemi vërtetuar dhe në një vend tjetër, nëse do ndodhte diçka e tillë do bëhej hetim. E pe emisionin?

Rama: Jo nuk shoh televizione.

Fevziu: E para ne bëmë testim që e ndamë në tre pjesë, e dyta i nxorëm me letër në dorë fotografitë dhe e treta IP-të e përdorura, një pjesë e tyre e kanë lokacion në selinë e PS.

Rama: Në selinë e PS tani që flasim është kantier ndërtimi. Ekipi nuk është në seli.

Fevziu: Nuk po flasim për ekip, po flas për një person.

Rama: Nuk di unë person, flas për ekipin./ CNA.al

Lajmet e fundit nga