Connect with Us

“Lincoln’-in ma ka dhuruar vëllai”/ Ish deputeti i nxjerr gënjeshtrën Ramës

Politikë

“Lincoln’-in ma ka dhuruar vëllai”/ Ish deputeti i nxjerr gënjeshtrën Ramës

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se makina e blinduar tip “Lincoln” me të cilën u largua nga kryeministria në momentin e arrestimit të Vladimir Gjuzit, i është dhuruar nga i vëllai Olsi Rama në vitin 2009, kur ai ishte në opozitë.

Por këtyre deklaratave i është përgjigjur ish deputeti i PD-së Bardh Spahia, teksa ka “zbardhur” deklaratën e pasurisë së kryeministrit në vitin 2013, ku asokohe deklaronte se nuk kishte automjet.

“Kryeministri po thote qe makina Linkoln qe po perdor, i qenka “sjellë” nga i vellai ne vitin 2009 kur ishte ne opozite. Por nga deklarata e pasurise kur ka marre detyren, sic shihet ne deklaraten e pasurise te botuar nga Open Data, Edi Rama ka thene se nuk disponon automjet. Pra pyetja eshte: a ka genjyer Rama ne vitin 2013 kur ka deklaruar pasurine si kryeminister apo po genjen sot nga studio e Opinion?”, shkruan Spahia në reagimin e plotë./CNA.al

Rama tha se ‘Lincoln’-in ia kishte dhuruar i vëllai në 2009, Spahia i zbardh deklaratën e pasurisë: Ka gënjyer në vitin 2013 apo po gënjen tani

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama “heq dorë nga” Kajmaku/ Nuk mbaj asnjë përgjegjësi

Publikuar

-

Nga

Kryeminsitri Edi Rama është pyetur lidhur me çështjen e ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku i cili prej disa kohësh është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

Rama është shprehur se nuk mban asnjë përgjegjësi për të.

“S mbajmë përgjegjësi, unë dhe familja biologjike ku njëri del vrasës, mbajnë përgjegjësi për mënyrën si reagojnë. Nëse e fshehin vrasësin apo e tregojnë ngjarjen”, tha Rama në studion e Opinion .

LEXO EDHE:  FOTO-Rama pushime në Dhërmi/Ky është personaliteti i njohur që e viziton në vilën qeveritare

LEXO EDHE:  Aleati i Ramës flet prerë/Gjithë lufta e PD rezulton zero!

Kujtojmë këtu se Kajmaku vijon të jetë në arrati pasi është shpallur në kërkim nën akuzën e prokurorisë për ‘falsifikim formularit të dekriminalizimit dhe ushtrim të funksionit pas përfundimit të mandatit’./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U thaftë dora atyre që sollën gazin lotsjellës”/ Neritan Ceka nuk heq dorë nga mallkimet

Publikuar

-

Nga

Historiani Neritan Ceka i është rikthyer mallkimeve nëpër studiot televizive.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “360 gradë”, ku po diskutohen marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, Ceka u shpreh se ata që mendojnë të shtypin vëllezërit e tyre t’i thahet dora.

Ata që mendojnë të shtypin vëllezërit e tyre se shprehen politikisht, është, ta them tradhti kombëtare, është brenda këtij kuadri. Të them që t’i thahet dora atyre. U thaftë dora atyre që sollën gazin lotsjellës.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Janë organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë”/ Rama akuza të forta prokurorëve dhe gjyqtarëve

Publikuar

-

Nga

Kryeministiri Edi Rama ka sqaruar paketën anti KÇK , dhe ka ngritur akuza se nëpër studiot e televizioneve ka persona që i shërbejnë atyre që janë subjekt i këtij ligji.

Rama shprehet se është marrë vendimi që nëse një gjykatës apo prokuror vepron në mënyrë të dyshimte, menjëherë vihet në lëvizje qeverisja e re e gjyqsorit.

Rama ka theksuar se nëse gjykatësi apo prokurori jep vendime skandaloze nuk i shpëton dor burgut.

“Ka plot që shkojnë nëpër studio që i shërbejnë atyre që janë subjekt i këtij ligji.
Ne kemi marrë vendimin që nëse një gjykatës ose një prokuror vepron në mënyrë haptazi të dyshimtë, menjëhetë vihet në levizja qeverisja e re e gjyqsorit dhe brenda tre ditësh një gjykatës si një gjyaktëse që para ca jasvësh dha një vendim skandaloz, pezullohet dhe menjeherë. Këta kanë dalë nga zinxhirët, janë organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë. Ata thonë kapim ç’ kapim e kur të vijë vettingu ikim. Menjëherë të fillon verifikimi i figurës dhe pasurisë jo nga komisioni i vettingut por nga gjithë agjenistë që merren me këtë. Me këtë që kemi kaluar dje, nëse gjykatësi jep një vendim skandaloz mund te arrestohet 100%”, u shpreh Rama në studion e Opinion./CNA.al

LEXO TE PLOTE