Connect with Us

“Lëviz me makinën e blinduar të të vëllait/ Rama sfidon live në studio: Shkoni provojeni

Politikë

“Lëviz me makinën e blinduar të të vëllait/ Rama sfidon live në studio: Shkoni provojeni

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar lajmet për makinën që ai leviz, për të cilën u tha se është në pronësi të vëllait të tij Olsi Rama dhe është e blinduar.

Rama shprehet se makinën ja ka dhuruar vëllai që kur ka qenë në opozitë. Ai thekson se makina nuk është e blinduar, majde ka kërkuar që një njeri i fushës të shkojë ta verifikojë.

“Një nga ata të fushës të cohet tani ta verifikojë nëse makinë është e blinduar apo jo. Mirë do ishte ta bënit verifikimin para se t’i bënit komentet. Makina nuk është e blinduar, është qysh në vitin 2009 kur unë kam qenë në opozitë, ma ka sjellë im vëlla kur ma qenë në opozitë ashtu sikundër makina që përdor si kryeministër nuk ka qene kurrë e blinduar e kam pasur që kur isha në opozitë.
Përdor atë makinë sepse nuk kam dashur të harxhoj para, prandaj lëviz me këtë makinë, unë s’ jam qejfli makinash nuk di t’i jap, unë di t’i jap vetëm makinës të qeverisë”, tha Rama në studion e Opinion./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta shtyn konferencën/ Presidenca nuk i ndahet Ramës për ligjin e betimit të gjyqtarëve

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar sërish për miratimin e ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, i cili anashkalon Presidentin për betimin e gjyqtarëve.

Mëngjesin e sotëm, Blushi u zotua se për këtë do të mbante vetë Presidenti Meta një konferencë për mediat në pasditen e sotme.

Por meqënëse Meta nuk doli në konferencë, Blushi kërkon ndjesë dhe thotë se sapo të gjejë hapësirë, Kreu i Shtetit do të dalë në kuvendim.

“Ju kërkoj ndjesë, por kuvendimi i Presidentit me ju do shtyhet për sot, pasi agjenda e tij ishte shumë e zënë, jashtë parashikimit tim paradite.

LEXO EDHE:  Tjetër skandal në “listën e zezë” të Ramës/Akuzon në 2017 zyrtarin e shkarkuar 4 vite më parë, emri

LEXO EDHE:  Lubonja kritika Bashës/ Ja si merret pushteti

Së afërmi do ju njoftoj kur ky kuvendim do ndodhë, në mënyrën më transparente, ku sigurisht Presidenti do pranojë çdo pyetje tuaj”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja e SHBA uron pavarësinë e Kosovës/ Foto krah Metës

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka marrë pjesë në ceremoninë për pavarësinë e Kosovës.

Përmes një mesazhi në Twitter, ambasadorja shkruan në gjuhën shqipe: ‘Urime për pavarësinë e Kosovës’.
Gjithashtu ambasaorja Kim ka publikuar foto ku shfaqet pranë presidentit Ilir Meta.

Më herët Meta, mbajti një fjalë përshëndetëse ku theksoi se njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëjetesa mes tyre do të sjellë shuarjen e konflikteve historike mes tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese/ Basha takon nesër delegacionin e Komisionit të Venecias

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha do të takohet nesër me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Mësohet se takimi do të mbahet në formën e një mëngjesi pune, në orën 08:15 dhe do të diskutohet për çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu raportohet se prezentë do të jenë edhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi dhe ish-deputeti Oerd Bylykbashi.

LEXO EDHE:  Lufta ndaj bixhozit/ Rama tregon kush është këshilluesja më e mirë e tij

LEXO EDHE:  Tjetër skandal në “listën e zezë” të Ramës/Akuzon në 2017 zyrtarin e shkarkuar 4 vite më parë, emri

Pas takimit, Lulzim Basha do të ketë edhe një komunikim me gazetarët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE