LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajm i keq për të dashuruarit/ Surprizat e pakëndshme të motit

13 Shkurt 2020, 17:57, Sociale CNA
Lajm i keq për të dashuruarit/ Surprizat e pakëndshme të

Një lajm i keq për të dashuruarit vjen nga Shërbimi Meteorologjik. Mësohet se nga dita e nesërme do të kemi ndryshim total të situatës meteorologjike.

Duke nisur që nga orët e vona të mbrëmjes së sotme, nis shtimi i vranësirave mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e para të mëngjesit, gradualisht nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët në të gjithë territorin, ndërsa në jugperëndim-veriperëndim reshjet do të jenë në formë shtrëngatash.

Parashikohet se nesër moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme dhe lokalisht të herëpashershme me intensitet mesatar deri dhe të lartë në qarqet Shkodër, Berat, Elbasan, Vlorë e Gjirokastër. Në zonën e Alpeve si dhe lartësitë mbi 700-800 metër në verilindje dhe juglindje reshjet e shiut pas orëve të mesditës kthehen në reshje dëbore. Pas orëve të pasdites bie itensiteti i reshjeve dhe bëhen të herëpashershme dhe të dobëta.

Ndërkohë, temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 4ºC në zonat malore deri në 12ºC në ato bregdetare ndërsa në vlerat e mesditës ato parashikohen nga 6ºC në zonat malore deri në 15ºC në ato bregdetare./ CNA.al

Lajmet e fundit nga