Connect with Us

Kasollja shkrumbohet nga flakët/ Humb jetën një grua

Kronika

Kasollja shkrumbohet nga flakët/ Humb jetën një grua

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjeisn e sotëm në Vlorë.

Mësohet se një 80-vjeçare me iniciale S.Z. ka humbur jetën pas djegjes së një kasolleje në një stan në urën e Gjormit në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 08:30 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

LEXO EDHE:  Detajet e masakrës së Vlorës, policia zbardh motivet e krimit

“Më datë 13.02.2020, rreth orës 08:37, në vendin e quajtur “Ura e Gjormit” Vlorë, në një stan ka marrë flakë një kasolle dhe si pasojë dyshohet se është djegur 80 vjeçarja S.Z., e cila ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Nuk mbaj përgjegjësi”/ Ilda Bejleri sqaron aksidentin: Gruaja u rrëzua në nxitim e sipër

Publikuar

-

Nga

Pas shoqërimit në polici mbrëmjen e djeshme, ka reaguar sërish moderatorja e njohur e sportit, Ilda Bejleri.

Bejleri ka reaguar përmes një postimi në Instastory duke sqaruar se kamerat janë hapur ne polici dhe është vërtetuar që makina e saj ka qenë e ndaluar në momentin që zonja është rrëzuar.

Sipas Bejlerit, zonja është është rrëzuar në nxitim e sipër për të kaluar rrugën edhe pse semafori jeshil ishte i hapur për makinat.

“O ju mer-diat shqiptare. Për fatin tim të mirë kamerat janë hapur në polici, dhe është vërtetuar që makina ime ka qenë e ndaluar në momentin që zonja është rrëzuar në nxitim e sipër për të kaluar rrugën edhe pse semafori jeshil ishte i hapur për makinat. Kush ka ndonjë dyshim të shkojë të shohë videon në polici. Unë pyeta për zonjën në momentin e parë por më pas duke qenë se makina ime në momentin e rrëzimit nuk ishte në ecje e sipër nuk ndjeva që kisha bërë diçka për t’u ndjerë fajtore. Të gjitha makinat e tjera u larguan por unë qëndrova pak, por nuk ndjeva asnjë detyrim që të qëndroja më shumë se nuk mbaj përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në rrugë. Zonja për fat të mirë është shëndoshë e mirë, flini të qetë o njerëz”, shkruan Bejleri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidentoi një grua dhe u largua nga vendngjarja/ Policia shoqëron Ilda Bejlerin

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka shoqëruar gjatë natës moderatoren e njohur të sportit, Ilda Bejleri, e cila u përfshi dje në një aksident.

Ngjarja ndodhi pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës, rreth orës 12:50 në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Mësohet se policia e mori në pyetje gjatë natës në komisiariat Ilda Bejlerin e cila më pas u la e lirë.

Mësohet se bukuroshja e ekranit do të hetohet për rastin në fjalë nga prokuroria.
Sipas policisë, Bejleri duke drejtuar mjetin tip “BMË” me targë AA 998 NY, ka aksidentuar duke u larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasen Eriketa Gjuzi, 63 vjeçe, banuese në Durrës. Kjo e fundit aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Mbërrin në Vlorë trupi i pajetë i Erjon Toros

LEXO EDHE:  Mbërrin në Vlorë trupi i pajetë i Erjon Toros

 

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Polici i dehur humb kontrollin e makinës e përfundon në një banesë/ Qëllon me armë qytetarin

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një efektiv policie, ndërsa drejtonte mjetin në gjendje të dehur ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.

Mësohet se efektivi, i cili është identifikuar si Paulin Shpani, pas përplaasjes është konfliktuar me pronarin e shtëpisë dhe e ka qëlluar këtë të fundit, me armë zjarri, duke e plagosur në dorë.

Rasti po hetohet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA)./ CNA.al

LEXO TE PLOTE