Connect with Us

Jep dorëheqjen zv.ministri i Ekonomisë

Politikë

Jep dorëheqjen zv.ministri i Ekonomisë

Publikuar

-

Zëvendësministri i Ekonomisë, Elton Haxhi ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Në një prononcim për News 24, ai ka pohuar dorëheqjen, ndërsa është shprehur se “Nuk mund të vijoja më në atë detyrë”.

Kujtojmë këtu se Haxhi është i dyti në pak kohë që ka dhënë dorëheqje nga ky post, pasi më herët në atë detyrë ishte Erjon Luçi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta sulmon ndërkombëtarët/ Po merren me një gjë shumë të madhe

Publikuar

-

Nga

Para takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias, presidenti Ilir Meta ka hedhur sërish akuza dhe ironi ndaj ndarkombëtarëve.

Kreu i shtetit ka theksuar se ndërkombëtarët nuk mund të ndihmojnë që të interpretojnë Kushtetutën që e kanë bërë së bashku, pasi janë të zënë “duke bërë një gjë të mëdha, duke ndjekur paranë”. Kjo e fundit, frazë e përsëritur nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ku e vlerëson Anti-KÇK-në si mënyrën e drejtë për të luftuar krimin.

“Po kështu ne këtu për fat të mirë apo të keq kemi dhe disa ekspertë ndërkombëtarë, me të cilët gjithashtu kemi bërë këtë Kushtetutë dhe që duhet të na ndihmojnë për të interpretuar drejt Kushtetutën. Mirëpo, edhe ata e kanë të vështirë ta bëjnë këtë çështje, se po merren me një gjë të madhe, po ndjekin paratë”,-u shpreh Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohet skandali/ Si Rama po tenton të “pushtojë” edhe AMA-n

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit kryeministri Edi Rama po tenton të marrë nën kontroll të plotë edhe Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA).

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka denoncuar procesin e “pushtimit” sipas tij të AMA-s, nga kreu i qeverisë.

Sipas denoncuesit, për gradimin e Maklen Mishës, djalit të ish-anëtarit të Bordit të AMA-s, Pirro Mishës, po shkelet çdo praktikë ligjore.

Denoncuesi thekson se, Rama kërkon të vëjë në krye të AMA-s një shërbëtor të lindur, me qëllim kontrollin e këtij institucioni.

“Procesi i pushtimit total te AMA nga Edvin Mafia!

Lexoni denoncimin e procesit farse per te kapur AMA nga Edvin Mafia.

I nderuar Z Berisha ky vend po shnderrohet çdo dite nga pikpamja institucionale ne haremin e Edi Rames ! Habia eshte sesi keta nuk stepen para asgjeje ! Komisioni i Venecias zbarkon ne Tirane per vlerësim dhe analize te ligjit makaber te “antishpifjes” ndersa “Rilindja” parlamenti me konkubina ecin ne kapje institucionesh !

Parodia me AMA-n nuk ka te sosur! Per te graduar Kryetar djalin e Babes, Makleninin e Pirro Mishes qe deri para pak muajsh ishte anetar i bordit te AMA-s dhe tani Drejtor i Bibliotekes Kombetare e me teper Drejtor i Tenderit disa milion eurosh qe do behet per biblioteken e re, bejne pa turp, me uri dhe babezi perdhunimin e çdo praktike ligjore!

LEXO EDHE:  Shkëmbi: S’kam pasur presion nga Rama për dorëheqjen

LEXO EDHE:  Çfarë duhet të ndodhë më shumë që të dorëhiqet ministri i Brendshëm?

Per te bere kryetar te AMA-s kukullen e Erion Velise urdherohen tre kukulla te tjera njeri nipi i Alfred milioner Pezes, te tre keshilltar politik te ministrave te qeverise Rama, dhe vete djalka i Pirros, keshilltar i Lalit dhe Xhaçkes ne kundershtim te plot me ligjin !

Rilindasit zgerdhihen me fjalen ligje! Ata kane nxitim dhe vrapojne per te vene nje sherbetor me te bindur nga çe kishin ne Krye te AME-s! Ju Z Berisha se paku mund ti ofroni kesaj shoqerie pamjen e plote te kesaj krupe qe bejne zaret e vegjel te Rames me bekimin e tij per ti zene frymen cdo gjeje dhe per te korruptuar cdo gje.”-thuhet në denoncim./ CNA.al

Fuga dhe Veliaj kërkojnë kontrollin e AMA-s/ “Banda” e këshilltarëve vërsulet në garë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

Publikuar

-

Nga

Afera e inceneratorëve po zbulon dalëngadalë një aleancë, jo aq fluide, se sa interesash, ndërmjet Klodian Zotos dhe drejtuesve të një prej televizioneve më të rëndësishëm në vend, Top Channel.

Pak ditë më parë, kur “Boldnews.al” njoftoi se SPAK kishte nisur hetime për tenderin dyshimtë 15 milionë euro për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos,  Top Channel transmetoi një kronikë, ku flitej me superlativa se sa e rëndësishme është tjetërsimin i zonës së mbetjeve urbane të Durrësit në një Eko-Park.

Kjo kronikë, e cila argumentonte interesin e lartë publik në mbylljen e Porto-Romanos, në fakt duket se synonte amortizimin e goditjes që mori bashkimi i operatorëve “De Mare” srl dhe “Viktoria Invest International”, fitues të tenderit 15 milionë euro, nga lajmi që SPAK nisi hetimin për këtë prokurim publik.

Një investigim i mëparshëm i “Boldnews.al” provoi lidhjet ndërmjet kompanisë “De Mare” dhe “Integrated Energy” të Klodian Zotos.

Ndërkohë, të dhëna të publikuara së fundmi në CNA.al, kanë identifikuar lidhje biznesi ndërmjet Klodian Zotos dhe Eva Blushit, bashkëshortja e drejtorit të përgjithshëm të televizionit Top Channel.

Pak nga pak nis të qartësohet arsyeja se përse Top Channel, nën mbulesën e interesit publik, prej kohësh ka mbështetur aferën e inceneratorëve, insistimin për mbylljen e Porto Romanos dhe depozitimin e mbetjeve urbane në Durrësit në landfillin e Sharrës në Tiranë, nën administrimin e kompanisë koncensionare të Klodian Zotos.

“Sensibiliteti” i Top Channel për mbeturinat

Televizioni kryesor në Shqipëri, Top Channel, ka treguar një interes të veçantë për ndotjen nga mbeturinat në Durrës, ndërkohë që nuk e sheh aspak alarmante situatën në Bashkinë e Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj.

Një emision i plotë televiziv në Shkurt 2019, si edhe  kronika periodike për keq-menaxhimin e mbetjeve urbane në qytetin bregdetar janë transmetuar në vijimësi nga televizioni i drejtuar nga Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi.

Në pamje të parë, kronikat duken të përgatitura për të sensibiluzuar institucionet shtetërore në Bashkinë e Durrësit që të marrin e nevojshme për përballimin e emergjencës së plehrave. Por, ky intensitet kronikash kritike për Durrësin vjen paralelisht me ngritjen e inceneratorit për përpunimin e mbetjeve në Tiranë.

LEXO EDHE:  Nënkryetarja e LSI dha dorëheqjen/Vjen reagimi i papritur i Veliajt

LEXO EDHE:  Nënkryetarja e LSI dha dorëheqjen/Vjen reagimi i papritur i Veliajt

“Sensibilizimi” që Top Channel i bën opinionit publik dhe institucioneve shtetërore lidhur me “emergjencën e plehrave” të Durrësit shkon në interesin e kompanisë koncensionare. Në bazë të këtyre kronikave, “Integrated Energy BV SPV” e Klodian Zotos mund ta paraqesë veten si “shpëtimtare” të situatës së Durrësit, natyrisht, duke shtuar në mënyrë galopante të ardhurat e saj.

“Fijet” që lidhin Top Channel me Zoton

Në media, është raportuar së fundmi për një kompani, e regjistruar në Bullgari, “EM Capital Group”. Kompania drejtohet nga Klodian Zoto i inceneratorëve dhe Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit, drejtorit të Top Channel.

Pjesë e kompanisë së regjistruar në Bullgari është edhe Mirel Mërtiri, alias Klodian Mërtiri, një shtetas shqiptar, rezident në Maltë.

Emri i Klodian (Mirel) Mërtirit nuk është i panjohur. Ai, së bashku me Klodian Zoton, njihen si bashkëpunëtorë të hershëm të ministrit aktual të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, kur të tre bashkë drejtonin kompaninë “Hermes”.

Pas këtyre të dhënave, “puzzle-i” fillon të bëhet më i plotë, duke “dekonspiruar” edhe rolin e Top Channel, i vendosur në pozitë luftarake ndaj kujtdo që synon të tregojë të vërtetën e aferës së inceneratorëve.

Përtej fasadës së mbrojtjes së interesit publik, të dhënat dëshmojnë se Top Channel dhe drejtuesit e tij duket se kanë marrë rolin e mbrojtësit publik të aferës së plehrave, mesa duket, për të mbrojtur interesat e tyre financiare, që lidhen me Klodian Zoton dhe koncensionet e tij qindra-milionë euroshe.

LEXO TE PLOTE