LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fitorja e socialistit Berni Sanders, po i shtyn në një drejtim të rrezikshëm demokratët në SHBA

13 Shkurt 2020, 08:34, Blog CNA
Fitorja e socialistit Berni Sanders, po i shtyn në një drejtim të

Nga David N.Bossie ?Fox News?

* Rezultatet e zgjedhjeve brendapartiake në Nju Hempshajër, ofruan shumë pak qartësi në garën e fortë për kandidatin zyrtar të Partisë Demokratike që po dominohet nga socializmi, kaosi dhe një fushë patetike e kandidatëve të krahut të majtë.

Fox Neës e parashikoi se politikani dhe socialisti i karrierës, senatori nga Vermonti Berni Sanders, do të ishte fitues me një rezultat të ngushtë. Ish-kryebashkiaku Pit Batigig, u rendit i dyti, i ndjekur nga senatorja e Minesotas Emi Klobushar.

Kandidatët Endrju Jang dhe senatori Majkëll Benet, u larguan përfundimisht nga gara pas rezultatit shumë të dobët. Në garë kanë mbetur ende 9 demokratë, dhe kjo parandalon mundësinë që secili kandidat të mbledhë shumicën e votave.

Fitorja e Sanders, na tregon se ai po fiton mështetjen e një shumice të vogël të votuesve demokratë për t?u bërë kandidati demokrat zyrtar, që do të garojë kundër presidentit Donald Trump në muajin nëntor. Sanders mori vetëm 26 për qind të votave në Nju Hempshajër, shumë më poshtë se 60 për qind të votave që ai mori kur mposhti Hilari Klintonin në vitin 2016.

Batigig mori pak më shumë se 24 për qind, dhe Klobushar thuajse 20 përqind të votave.

Senatorja Elizabet Uorren dhe ish/zëvendëspresidenti Xho Bajden u renditën përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë. Asnjëri nga të dy nuk mundi të marrë as 10 për qind të votave, shumë më poshtë nga sa pritej prej tyre.

Rezultatet e së martës, tregojnë se demokratët duhet të shqetësohen për pjesëmarrjen e vogël të votuesve, dhe ndarjet e tyre të mëdha. Vendi i katërt për Uorren, ka të ngjarë të parathotë një dështim të hershëm të kandidaturës së ish-profesoresësh së majtë të Universitetit të Harvardit.

Ritja e Batigig dhe Klobushar, ka ardhur në dëm të kandidaturës së Xho Bajden. Brenda pak javësh, ai ka kaluar nga një favorit, në një ndjekës të të tjerëve. Për herë të tretë që nga viti 1988, Bajden ka dëshmuar se nuk zotëron që duhet për t?u bërë president.

Duket se ai do të vazhdojë garën edhe në Nevada dhe Karolinën e Jugut në fund të këtij muaji, por fushata e tij është e dështuar, dhe të gjithë e dinë tashmë këtë gjë. Kur gara e tij të mbarojë së shpejti, ai dhe djali i tij Hanter duhet të bisedojnë me parnerët e tyre të korruptuar në Ukrainë, para se të shkojnë të përballen me hetuesit në Senatin e SHBA-së.

Këto janë periudha të dëshpëruara për demokratët, teksa po shohin se presidenti Trump renditet lart në sondazhe, dhe fushata e tij po mbledh shuma rekord parash. Demokratët janë aq të shqetësuar mbi zgjedhjet e nëntorit, saqë po hedhin një sy tek kandidatura e diskutueshme e ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Majkëll Blumberg.

Ish-republikani Blumberg, është oportunist i madh në politikë. Propozimet e kopjuara nga e majta të Blumberg, janë po aq të lodhura sa edhe vetë miliarderi. E vetmja gjë që bëjë Majk nëse zgjidhet president, është të shkatërrojë ekonominë e lulëzuar amerikane nën presidencën Trump, përmes rritjes taksave, gjë që do të mbyllë shumë vende pune, dhe do të dëmtojë familjet amerikane.

Sipas një studimi të fundit të organizatës Gallup, 59 për qind e amerikanëve thonë se janë më mirë ekonomikisht se sa një 1 vit më pare, dhe 74 për qind e tyre shprehen se do të jenë edhe më mirë pas 1 viti. Trump është një lider që mishëron premtimin e kapitalizmit të tregut të lirë, sistemi që e ka bërë edhe njëherë ekonominë amerikane zilinë e gjithë botës.

Sot ka dinjitet të punosh shumë, të kesh një punë, të paguash taksat, dhe të sigurosh të ardhmen e familjes tënde. Me një numër rekord amerikanësh të punësuar – përfshirë nivelet rekord të papunësisë së ulët në komunitetet afro-amerikane, hispanike dhe aziatiko-amerikane – është qartë se çdo ditë e më shumë qytetarët amerikanë kanë më shumë mundësi.

Ndërkohë, Berni Sanders ka vetëm fjalë, dhe asnjë punë konkrete. Në vitin 2016 një raport i ?Politico?, e përshkroi Sandersin si një politikan që ?hartoi rrallë ndonjë ligj në legjislaturën aktuale, apo se nuk kishte lënë ndonjë gjurmë të rëndësishme? në vitet e tij në Kongres dhe Senat.

E vërteta është se Sanders është një socialist radikal i revoltuar, shumë në të majtë për të bërë kompromis me këdo. Katër dekadat e tij në politikë, janë karakterizuar nga fjalime pesimiste, që përqafojnë politikat e utopive të rreme që nuk ka ekzistuar kurrë, dhe që nuk do të realizohen ndonjëherë.

Me perspektivën që një socialist i thekur të bëhet kandidati zyrtar i PD në zgjedhjet e këtij viti, sigurisht që gjërat po shkojnë më në favor të Donald Trumpit. Por nuk është koha për vetëkënaqësi. Koalicioni i dhjetëra miliona amerikanëve, që besojnë se janë më mirë sot sesa 4 vjet më parë, duhet të luftojnë për atë që besojnë deri në Ditën e Zgjedhjeve, dhe më pas të dalin të votojnë në numra rekord, për të shtypur një herë e përgjithmonë ?rebelimin? e rrezikshëm socialist./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga