Connect with Us

“Fiku moj fiku”/ Rama ironizon me Klodiana Lalën: Ti ke sjellë atë që s’thuhet

Politikë

“Fiku moj fiku”/ Rama ironizon me Klodiana Lalën: Ti ke sjellë atë që s’thuhet

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama është përplasur keq me gazetaren Klodiana Lala, teksa ishte duke folur për letrën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, i cili i kishte dalë në mbrojtje Lulzim Berishës, duke thënë se do e punësojë në bashki, me pretendimin se ishte i varfër.

Lala kundërshtoi Ramën duke thënë se deklarata e tij ishte dënjeshtër dhe kjo ka provokuar debat në studion e emisionit “Opinion”.

Rama: Letra e kryetarit të Bashkisë së Durrësit është një letër ordinere që jepet me qindra e qindra herë.

Lala: Është gënjeshtër!

Rama: Mos e përdor fjalën gënjeshtër me mua!

Lala: Është gënjeshtër!

Rama: Me mua nuk e përdor dot fjalën gënjeshtër.

Fevziu: Mos e kërcëno!

Rama: Këtu çështja nuk është çfarë shkruan kryetari i bashkisë, këtu çështja është çfarë bën gjykata dhe prokuroria.

LEXO EDHE:  Blushi zbulon skenarin e palëve/Ramës i shijon marrëzia, Basha pret Kavajën!

Lala: Është gënjeshtër, se kryetari i bashkisë është i pushtetshëm…

Rama: Moj zonjë nuk ka njerëz të pushtetshëm, po nuk ka njerëz të pushtetshëm moj zonjë. Ti s’po më lë të flas. Kjo qenka…

Lala: Unë kam sjellë dokumenta.

Rama: Ti ke sjellë atë që s’thuhet. Fiku moj fiku. O Fevzi tani ke ftuar kryeministrin apo çfarë? O Fevzi jam duke shpjeguar arsyen pse kam ardhur.

Lala: E di çfarë pres unë?

Rama: Nuk më duhet fare çfarë pret ti.

Lala: Minimalisht pres të kapni Agim Kajmakun./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Janë organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë”/ Rama akuza të forta prokurorëve dhe gjyqtarëve

Publikuar

-

Nga

Kryeministiri Edi Rama ka sqaruar paketën anti KÇK , dhe ka ngritur akuza se nëpër studiot e televizioneve ka persona që i shërbejnë atyre që janë subjekt i këtij ligji.

Rama shprehet se është marrë vendimi që nëse një gjykatës apo prokuror vepron në mënyrë të dyshimte, menjëherë vihet në lëvizje qeverisja e re e gjyqsorit.

Rama ka theksuar se nëse gjykatësi apo prokurori jep vendime skandaloze nuk i shpëton dor burgut.

“Ka plot që shkojnë nëpër studio që i shërbejnë atyre që janë subjekt i këtij ligji.
Ne kemi marrë vendimin që nëse një gjykatës ose një prokuror vepron në mënyrë haptazi të dyshimtë, menjëhetë vihet në levizja qeverisja e re e gjyqsorit dhe brenda tre ditësh një gjykatës si një gjyaktëse që para ca jasvësh dha një vendim skandaloz, pezullohet dhe menjeherë.
Këta kanë dalë nga zinxhirët, janë organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë.
Ata thonë kapim ç’ kapim e kur të vijë vettingu ikim. Menjëherë të fillon verifiimi i figurës dhe pasurisë jo nga komisioni i vettingut por nga gjithë agjenistë që merren me këtë. Me këtë që kemi kaluar dje nëse gjykatësi jep një vendim skandaloz mund te arrestohet 100%”, u shpreh Rama në studion e Opinion./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do më lini të flas apo tu bëj atë që di të bëj unë?”/ Tensione mes Ramës, Lalës dhe Fevziut: Si s’ të vjen turp, ç’ është kjo mo?!

Publikuar

-

Nga

Është tensionuar situata në studion e “Opinion” mes kryeministrit Edi Rama, drejtuesit të emisionit, Blendi Fevziu dhe gazetares Klodiana Lala.

Teksa diskutohet mbi paketën Anti KÇK, gazetarja Klodiana Lala ka ndërhyrë duke i bërë pyetje të njëpasnjëshme Ramës.

Rama është revoltuar nga ndërhyrjet e herë pas hershme të gazetares duke i kërkuar të mbyllë gojën.
Ndërkohë nga ana tjetër edhe Fevziu është nervozuar teksa u shpreh se iku gjithë emisioni duke u marrë me debatin e Ramës dhe Lalës.

Fevziu: O Klodiiiiii po pusho pra ose po iki unë vazhdo ti. Pas një orë e 10 minutash nuk ka dhënë asnjë përgjigje se po merret me ty.

LEXO EDHE:  Kokëdhima “shpërthen” kundër Edi Ramës/ Të shporrim kastën e korruptuar!

LEXO EDHE:  Rama ka bllokuar reformen zgjedhore

Rama: Sshhhhhhhhhh. Si s’ të vjen trup moj, si s të vjen turp, more ç’ është kjo?
S’kam ardhur të të kundërshtoj ty. Nuk kam ardhur të të kërkoj falje ty, nuk kam ardhur të flas me ty! Ç’ është kjo mo?! Është e pabesueshme, ç’ është kjo? Do më lini të flas apo tu bëj atë që di të bëj unë?/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të dija për të mençur”/ Rama përplaset me analistin: S’të njoh fare se kush je

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama është përplasur me analistin Ervis Iljazaj, sapo ky i fundit shprehu qëndrimin e tij kundër Operacionit Forca e Ligjit.

Rama iu drejtua Iljazajt në emisonin “Opinion” se nuk e njeh fare, ndërsa analisti iu përgjigj duke i thënë se e njihte për të mençur.

Rama: S’të njoh fare se kush je.

Iljazaj: Unë s’kam ardhur fare për ju, të dija për të mençur.

Rama: Ku i gjen këta mo, ku i gjen këta? Cila filozofi…

LEXO EDHE:  Fakti/ Basha shkoi në Kuvend për të votuar Gramoz Ruçin

LEXO EDHE:  Blushi zbulon skenarin e palëve/Ramës i shijon marrëzia, Basha pret Kavajën!

Iljazaj: Nivelin tim nuk e certifikoni ju.

Fevziu: Të lutem se ofendohet..

Rama: Ca ofendohet, ofendohet. I thashë nuk të njoh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE