Connect with Us

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese/ Basha takon nesër delegacionin e Komisionit të Venecias

Politikë

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese/ Basha takon nesër delegacionin e Komisionit të Venecias

Publikuar

-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha do të takohet nesër me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Mësohet se takimi do të mbahet në formën e një mëngjesi pune, në orën 08:15 dhe do të diskutohet për çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu raportohet se prezentë do të jenë edhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi dhe ish-deputeti Oerd Bylykbashi.

LEXO EDHE:  "Kamikazja" e Lulzim Bashës

Pas takimit, Lulzim Basha do të ketë edhe një komunikim me gazetarët./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk bëjmë marrëveshje me Ramën”/ Paloka kërkon qeveri tranzitore

Publikuar

-

Nga

paloka zbardh fakte te renda

Ish deputeti i partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se vendi ka nevojë për qeveri tranzitore ndërsa theksoi se nuk bëjnë marrëveshje me Edi Ramën.

 “Ne themi kaq kohë që duhet qeveri tranzitore. Kërkohet një qeveri, për 100 ditë, që të menaxhojë zgjedhjet. Kjo qeveri në radhë të parë ka parasysh që Rama të mos jetë kryeministër. Edi Rama ka treguar se është njeriu që nuk lejon zgjedhje të lira e të ndershme në këtë vend.

Qeveria tranzitore synon që të sigurojë një klimë, ku të shmangen situatat e krimit zgjedhor. Qeveria tranzitore ka si detyrë që të lejojë zgjedhje të lira e të ndershme. Nga ne askush nuk pretendon të bëjë marrëveshje dhe nuk pritet luajitet nga ai. Mënyra si do zgjidhen pastaj njerëzit, kërkohen persona me integritet”, tha Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lëviz me makinën e blinduar të të vëllait/ Rama sfidon live në studio: Shkoni provojeni

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar lajmet për makinën që ai leviz, për të cilën u tha se është në pronësi të vëllait të tij Olsi Rama dhe është e blinduar.

Rama shprehet se makinën ja ka dhuruar vëllai që kur ka qenë në opozitë. Ai thekson se makina nuk është e blinduar, majde ka kërkuar që një njeri i fushës të shkojë ta verifikojë.

“Një nga ata të fushës të cohet tani ta verifikojë nëse makinë është e blinduar apo jo. Mirë do ishte ta bënit verifikimin para se t’i bënit komentet. Makina nuk është e blinduar, është qysh në vitin 2009 kur unë kam qenë në opozitë, ma ka sjellë im vëlla kur ma qenë në opozitë ashtu sikundër makina që përdor si kryeministër nuk ka qene kurrë e blinduar e kam pasur që kur isha në opozitë.
Përdor atë makinë sepse nuk kam dashur të harxhoj para, prandaj lëviz me këtë makinë, unë s’ jam qejfli makinash nuk di t’i jap, unë di t’i jap vetëm makinës të qeverisë”, tha Rama në studion e Opinion./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta shtyn konferencën/ Presidenca nuk i ndahet Ramës për ligjin e betimit të gjyqtarëve

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar sërish për miratimin e ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, i cili anashkalon Presidentin për betimin e gjyqtarëve.

Mëngjesin e sotëm, Blushi u zotua se për këtë do të mbante vetë Presidenti Meta një konferencë për mediat në pasditen e sotme.

Por meqënëse Meta nuk doli në konferencë, Blushi kërkon ndjesë dhe thotë se sapo të gjejë hapësirë, Kreu i Shtetit do të dalë në kuvendim.

“Ju kërkoj ndjesë, por kuvendimi i Presidentit me ju do shtyhet për sot, pasi agjenda e tij ishte shumë e zënë, jashtë parashikimit tim paradite.

LEXO EDHE:  “Kamikazja” e Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Arben Imami zbardh strategjinë për nxjerrjen e PD-së nga kriza

Së afërmi do ju njoftoj kur ky kuvendim do ndodhë, në mënyrën më transparente, ku sigurisht Presidenti do pranojë çdo pyetje tuaj”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE