LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy javë pas Brexit/ Ishujt Kajman futen në listën e zezë të BE

13 Shkurt 2020, 19:07, Kosova & Bota CNA
Dy javë pas Brexit/ Ishujt Kajman futen në listën e zezë

Në kohën kur Britania e Madhe po bën rreth dy javë që ka dalë nga Bashkimi Europian, Ishujt Kajman do të futen në listën e zezë të BE për parajsat fiskale.

Sipas mediave britanike, ky vendim do të firmoset për të hyrë në fuqi javën e ardhshme. Vendimi u mor si një masë për të pakësuar humbjet nga evazioni fiskal, që në vit llogaritet të jenë rreth 608 miliardë euro.

Ishujt Kajman nuk ishin llogaritur deri më tani në listën e zezë të BE, pasi janë pjesë e territorit të Britanisë së Madhe dhe ligji nuk përfshin vendet anëtare.

Në këtë listë përfshihen edhe Ishujt Fixhi, Omani, Samoa, Trinidad dhe Tobago, Vanuatu dhe tre territoret amerikane Samoa, Guami dhe Ishujt e Virgjër./ CNA.al

Lajmet e fundit nga