Connect with Us

“Do më lini të flas apo tu bëj atë që di të bëj unë?”/ Tensione mes Ramës, Lalës dhe Fevziut: Si s’ të vjen turp, ç’ është kjo mo?!

Politikë

“Do më lini të flas apo tu bëj atë që di të bëj unë?”/ Tensione mes Ramës, Lalës dhe Fevziut: Si s’ të vjen turp, ç’ është kjo mo?!

Publikuar

-

Është tensionuar situata në studion e “Opinion” mes kryeministrit Edi Rama, drejtuesit të emisionit, Blendi Fevziu dhe gazetares Klodiana Lala.

Teksa diskutohet mbi paketën Anti KÇK, gazetarja Klodiana Lala ka ndërhyrë duke i bërë pyetje të njëpasnjëshme Ramës.

Rama është revoltuar nga ndërhyrjet e herë pas hershme të gazetares duke i kërkuar të mbyllë gojën.
Ndërkohë nga ana tjetër edhe Fevziu është nervozuar teksa u shpreh se iku gjithë emisioni duke u marrë me debatin e Ramës dhe Lalës.

Fevziu: O Klodiiiiii po pusho pra ose po iki unë vazhdo ti. Pas një orë e 10 minutash nuk ka dhënë asnjë përgjigje se po merret me ty.

LEXO EDHE:  Rama jep 400 milionë lek fond për makina luksi, asnjë për ilaçet e të sëmurëve me kancer  

Rama: Sshhhhhhhhhh. Si s’ të vjen trup moj, si s të vjen turp, more ç’ është kjo?
S’kam ardhur të të kundërshtoj ty. Nuk kam ardhur të të kërkoj falje ty, nuk kam ardhur të flas me ty! Ç’ është kjo mo?! Është e pabesueshme, ç’ është kjo? Do më lini të flas apo tu bëj atë që di të bëj unë?/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Të dija për të mençur”/ Rama përplaset me analistin: S’të njoh fare se kush je

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama është përplasur me analistin Ervis Iljazaj, sapo ky i fundit shprehu qëndrimin e tij kundër Operacionit Forca e Ligjit.

Rama iu drejtua Iljazajt në emisonin “Opinion” se nuk e njeh fare, ndërsa analisti iu përgjigj duke i thënë se e njihte për të mençur.

Rama: S’të njoh fare se kush je.

Iljazaj: Unë s’kam ardhur fare për ju, të dija për të mençur.

Rama: Ku i gjen këta mo, ku i gjen këta? Cila filozofi…

LEXO EDHE:  Taksa e re mbi karburantin/ Shehaj demaskon Ramën

LEXO EDHE:  Nuk ndalet Meta/ Rama, "nëna" e të këqijave, nuk e lëshoj zyrën

Iljazaj: Nivelin tim nuk e certifikoni ju.

Fevziu: Të lutem se ofendohet..

Rama: Ca ofendohet, ofendohet. I thashë nuk të njoh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha takon ambasadorin italian/ “Do forcojmë bashkëpunimin mes vendeve”

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me ambasadorin e ri të Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Forcimi i bashkëpunimit, integrimi europian, rritja e investimeve dhe lufta ndaj krimit të organizuar kanë qenë në fokus të takimit.

Kreu i PD-së, Basha është shprehur se do të punojë për forcimin e marrëdhënieve me Italinë, si në opozitë edhe kur të vijë në pushtet.

“Gjatë takimit të parë me ambasadorin e ri italian, z. Fabrizio Bucci, konfirmova miqësinë e ngushtë dhe historike mes dy popujve tanë dhe qëndrimin e Partisë Demokratike se Italia është një nga partnerët tanë strategjikë për Shqipërinë.

LEXO EDHE:  Piktori deshtak firmosi kapitullimin!

LEXO EDHE:  Rama uron 29 Nëntorin me një foto/ “Kryqëzohet” nga qytetarët, je më keq se Enver Hoxha

I shpreha ambasadorit Bucci bindjen e palëkundur se si në opozitë, ashtu edhe në qeverisje, PD do të jetë kontribuese kryesore për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Italinë mike dhe avokaten tonë të shkëlqyer për integrimin europian. Shpreha besimin se ambasadori Bucci do të luajë një rol aktiv dhe nxitës për zgjerimin e hapësirave të bashkëpunimit.

Ekonomia dhe punësimi përmes mbështetjes për investimet italiane në Shqipëri, integrimi europian, lufta kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar janë çështje kyçe për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve tona mike dhe aleate”, shkruhet në njoftimin e PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çfarë fshihet pas fotos me Ardjan Çapjan?/ Rama: Kemi bërë dhe një tjetër që e ka varur në mur

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur për foton e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku kreu i qeverisë shfaqet në shoqërinë e Ardian Çapjas, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit.

Rama e pranoi se ka bërë foto me Çapjan, madje deklaroi se kanë bërë edhe një tjetër foto disa vite më parë, për të cilën thotë se ata e kanë varur në murin e resortit “Univers”, që Çapjat kanë në pronësi.

“Ky është holli i një hoteli, më kanë ardhur zotëria dhe zonja më kanë thënë a mund të bëjmë një fotografi dhe nuk është vetëm kjo, është edhe një fotografi tjetër e bërë para disa viteve që nuk e di a e kanë ata. Unë kam qenë në këtë hotel se në Elbasan janë organizuar disa konferenca”, u shpreh kryeministri në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  Nuk ndalet Meta/ Rama, “nëna” e të këqijave, nuk e lëshoj zyrën

LEXO EDHE:  Rrezikon rikandidimin në Tiranë?/ Erion Veliaj sfidon hapur Edi Ramën

Teksa u pyet nga gazetarja Klodiana Lala, nëse ishte i informuar se “Univers” ishte resorti i familjes Çapja dhe pronarët e tij janë të akuzuar për një sërë krimesh, kreu i qeverisë deklaroi se nuk e di.

“Jo, jo, jo, nuk isha i informuar dhe nuk ka problem me këtë foton dhe kam pasur bërë edhe një foto tjetër shumë vite më parë që e kishin vënë në mur ata”, theksoi Rama./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

LEXO TE PLOTE