LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bylykbashi e thotë troç/ "Nuk pretendojmë ta çrrënjosim blerjen e votës"

13 Shkurt 2020, 18:48, Politikë CNA
Bylykbashi e thotë troç/ "Nuk pretendojmë ta

Përfaqësuesi i opozitës joparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi , ka folur mbrëmjen e sotme për propozimet e PD-së.

Bylykbashi deklaroi se kanë propozuar krijimin e një qeverie kujdestare, por theksoi se nuk do të ketë bashkëqeverisje mes opozitës me mazhorancën.

Demokrati tregoi se kanë propozuar dy çështje, që kanë të bëjmë me parandalimin e krimeve në procesin zgjedhor dhe një rol të ri të Policisë së Shtetit.

Ai theksoi në studion e Abc News, se kanë kërkuar që brenda qendrës së votimeve të vendosen kamera dhe punonjës policie që qëndrojnë në distancë dhe kointrollojnë çdo paregullsi.

Teksa u pyet se si do ta parandalojë opozita blerjen e votës jashtë qendrës së votimit, Bylykbashi tha se askush nuk pretendon ta çrrënjosë këtë fenomen, por vetëm ta parandalojë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga