Connect with Us

Berisha reagon pas investigimit të CNA/ Si po pasurohet Blushi nga lidhjet mafioze me Ramën

Politikë

Berisha reagon pas investigimit të CNA/ Si po pasurohet Blushi nga lidhjet mafioze me Ramën

Publikuar

-

Ish kreyministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit të publikuar në CNA.al lidhur “Lori Kafe” e cila nuk do jetë më në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe trashëgimtarëve të të ndjerit Dritan Hoxha, por 51% të aksioneve të kompanisë i zotërojnë pronarët e konçesionit të incerneratorëve dhe Ben Blushi drejtori i Top Channel nëpërmjet bashkëshortes së tij.

Berisha shprehet se lidhjet e Arben Malavitës me pronarin e inceneratorëve me të cilin u grabitën 320 milionë dollarë nuk kanë të ndalur.

Sipas Berishës, Arben Malavita siç  quan ai,  po pasurohet në mënyrë marramendese për shkak të lidhjeve të tij mafioze me Ramën!

“Klamoroze! Arben Malvita dhe Kodjan Mafiozi blejnë dhe Lori Kafenë!
Sa më shumë kanë vjedhur aq me shumë duan të vjedhin. Miq, oreksi vjen duke ngrënë, për hajdutët dhe mafiozet kjo dmth sa më shumë ke vjedhur aq më shumë do që të vjedhësh. Lidhjet e Arben Malavites me mafiozin e djegesve (inseratorve) me të cilin u grabitën shqiptarëve 320 milionë dollarë nuk kanë të ndalur. Tani kjo dyshe famezeze, në të cilën Blushi përfaqësohet nga bashkëshortja e tij Eva me kompaninë e tyre të rregjistruar në Sofje po blejnë me 2 milionë dollarë Lory Kafene!  Se ku i gjeti Arben Malavita 2 milionë dollare për të blerë Lori Kafene e di ai vetë. Por e vërteta është se po pasurohet në mënyrë marramendese për shkak të lidhjeve të tij mafioze me Ramën!  Arben Malavita ka shndërruar Teleblushin në lëpirësin nr 1 të Edvin Mafise ndaj dhe ai tani fiton çdo gjyq dhe tender që do të fitoj”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se në një material të publikuar dje CNA.al zbuloi se në Bullgari ekzistonte një kompani EM Capital Group AD, e cila ka tre ortakë Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Eva Blushin. Dy të parët pronarët e famshëm të kompanisë që ka konçesionin e incerneratorëve dhe e treat bashkëshortja e Ben Blushit drejtorit të Top Medias, ish-gazetarit që pak kohë më parë dështoi në politikë por që po gjen rrugën e suksesit si menaxher në media.

LEXO EDHE:  Intervista e plotë e Lulzim Bashës për Çim Pekën/ Unë drejtoj ndryshe nga Sali Berisha

Sipas të dhënave zyrtare siguruar nga CNA.al kompania bullgare EM Capital Group AD, me pronarë Klodin e inceneratorëve dhe bashkëshorten e Ben Blushit ka blerë 51% të aksioneve të kompanisë VALTELINA shpk, themeluar nga Dritan Hoxha në tetor te vitit 1993. Kjo kompani është edhe mbajtësja dhe prodhuesja e brandit Lori Kafe dhe disa kafeve të tjera në treg./CNA.al

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta pret delegacionin e Venecias/ Çmontimi i Kushtetutës ka prishur balancat

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikes Ilir Meta ka pritur sot në takim delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë pas përplasjeve për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Mësohet se Presidenti Meta gjatë takimit ka theksuar se me Komisionin e Venecias është bërë një Kushtetutë e mrekullueshme.

Por, Kreu i Shtetit shtoi më tej se herë pas here kjo çmontohet dhe prishet balanca.

“Bëmë një kushtetutë të mrekullueshme me Komisionin e Venecias dhe që u votua referendum nga populli shqiptar në ‘98. Profesor Caco në atë kohë, Buchichio kanë bërë një punë të mrekullueshme. Por që atëherë ne harruam çfarë ndodhi dhe herë pas here i kemi çmontuar mekanizmat ‘check&balance’ të Kushtetutës sonë. Komisioni i Venecias ka bërë më të mirën e tij. Ashtu siç e bëri edhe për reformën që ne miratuam në kushtetutë për drejtësinë, e cila u votua me 140 vota nga 140 deputetë siç nuk ka ndodhur ndonjëherë. Dhe unë isha kryetar i parlamentit në atë kohë dhe jam krenar për atë arritje se pata mundësi për ta imponuar atë konseneus vetëm duke përdorur rekomandimet e komisionit të Venecias”, deklaroi Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma Zgjedhore/ PD prezanton propozimet për tryezën 4 palëshe

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka publikuar propozimet e saj në tryezën 4 palëshe për reformën zgjedhore.
Oerd Bylykbashi, i deleguari i PD për tryezën për Reformën Zgjedhore tha se synimi është garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët.

Bylykbashi thotë se masat që ata parashikojnë, “janë masa që kërkojnë mbi të gjitha respektimin e parimit themelor, që ka OSBE që është garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhorë, një parim i cili është konsakruar në paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së dhe që ka për qëllim, mbi të gjitha shkëputjen e shtetit nga politika, qënien e shtetit një organizëm neutral i cili funksionon në interes të publikut, të zgjedhësve dhe jo si aktor në favor të një partie që garon për të rrëmbyer pushtetin”.

“Kemi prezantuar dje tre paketa në lidhje me ndryshimet që opozita e bashkuar propozon për të goditur krimet zgjedhore, duke rritur rolin e organeve ligjzbatuese; Prokurorisë së shtetit, policisë dhe gjithë instrumentave të tjerë që duhen në këtë aspekt. Gjithashtu propozime për ndarjen e krimit nga poltiika. Tema këto që janë prioritare në axhendën e miratuar nga Këshilli Politik për reformën zgjedhore, pak kohë më parë.
Tre paketat tona prekin disa aspekte.
Çështjet kryesore janë një rol i ri aktiv Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit në parandalimin e e krimit zgjedhor, në goditjen e tij para ditës së votimit, një rritje e instrumnentave, fuqizimi i instrumenteve që do të kenë në dorë pikërisht organet ligjzbatuese, me një kornizë kontrolli të fortë në mënyrë që jo vetëm të luajnë roline tyre por edhe të mos abuzohen nga qeveria. por ghjithashtu duke iu dhënë nëj rol të rëndësishëm instrumentave të tjerë në dorën e zgjedhësve për të qenë aata faktor kryesor në denonciin dhe goditjen e krimit zgjedhor.
Një nga elementët kryesore që OSBE/ODIHR-i nënvizon në disa raporte; 2015, 2017, 2019 janë shitblerja e votës, është preisoni mbi zgjedhësit që janë punonjës të administrarës, cënimi i sekretit të votës, cënimi i lirisë së votës.

LEXO EDHE:  Berisha publikon fotot: Rama mbret i kanabisit

LEXO EDHE:  Konkursi për gradën “Komisar”/ Zbulohen prapaskenat, akuza të forta Ardi Veliut  

Qëllimi i propozimeve tona është që të godasin pikërisht këto fenomene, qoftë duke i parandaluar, qoftë duke I djekur penalisht, në mënyrë që të rritet besimi jo vetëm tek procesi, por edhe tek legjitimitetiti i organeve që dalin nga zgjedhjet”, tha Bylykbashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mesazhet e Ramës në parlament/ Shteti i gjunjëzuar para të “fortëve”  

Publikuar

-

Nga

A e ndoqet Kryeministrin Rama dje kur fliste nga foltorja e Kuvendit dhe jashtë rendit të ditës?

Në vend që të fliste për nismen që po shqyrtohej si shef i grupit që e kishte propozuar, foli një orë për paketën e quajtur nga ai vetë anti-KÇK.

Termi anti-KÇK nuk ekziston në asnjë prej paragrafëve të asnjë ligji.

Akronimi i shpikur nga Rama nuk gjen shpjegim në asnjë prej ligjeve të prezantuara nga qeveria si pjesë e paketës anti-KÇK.

Ndaj natyrshëm lind pyetja me kë flet Rama kur citon akronimin KÇK? Ndryshe nga sa shtjellon si demagogji, akronimi nuk mund të ketë lidhje me segmentin e zyrtarëve të drejtësisë të përjashtuar ndërkohë nga sistemi. Rama na e risqaroi këtë dje kur tha se anti-KÇK do ketë punë me gjyqtarët e mbetur që do guxojnë të marrin vendime të ndryshme nga pritshmëria e qeverisë.

Akronimi nuk ka lidhje me zyrtarë shtetërorë, as në qeverinë qendrore as në pushtetin lokal. Ata janë të gjithë nëpunësa të Ramës ndaj askush nuk mund të mendojë që Ramës ju dashka një paketë e tërë, qoftë edhe antikushtetuese, për t’i bërë zap.

Anti-KÇK ka lidhje vetëm me bandat dhe ata që po lexohen nga çupa me syze të errta. Ky është lajmi!

Lajmi është që Ramës për momentin i duhet një tekst që mban votat e Kuvendit për të kërcënuar të fortët.

Ajo paketë është dëshmia e dështimit dhe gjunjëzimit të shtetit në raport me të fortët. Është akt i firmosur nga Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti.

Rama na e saqoi dje nga foltorja e Kuvendit.

Rama i paralajmëroi ata nga ajo foltore që mos guxojnë të kërkojnë më dhe të bëjnë presion për tendera tek pushteti lokal.

Kjo është ajo që u tha atyre! Kurse në të tjerëve që kemi veshë e dëgjojmë e mend që të kuptojmë komunikimin e kryeministrit me bandat, na sqaroi që së pari bandat po i kërcënokan të emëruarit e Ramës në pushtet lokal dhe së dyti që Rama nuk po i ndaloka dot me mjete ligjore sepse ata qenkan më të fortë se pushteti, sa kohe nuk ka asnjë denoncim për raste kërcënimesh.

Këtë kuptuam dje!

Ajo që kemi kuptuar me kohë është që ligjet e paketës së emërtuar nga Rama si anti-KÇK nuk mund të kenë as jetë të gjatë as efekt ligjor sa kohë janë shkruar pa asnjë konsiderim mbi Kushtetutë dhe të drejta Kushtetuese, duke zbardhur nëe tekst hallin e Ramës dhe jo hallin e Shqipërisë.

Si të tilla ne besojmë se as grupi parlamentar, as militantët socialist dhe aq më pak enturazhi rreth Ramës, nuk beson ato që thotë Rama.

LEXO EDHE:  Konkursi për gradën “Komisar”/ Zbulohen prapaskenat, akuza të forta Ardi Veliut  

LEXO EDHE:  Analisti: Berisha kishte të drejtë, opozita nga sot s'ka ç'kërkon në Parlament

Rama dje tha praktikisht që do sekuestrohen ato pasuri që deklarohen nga të fortët, por që nuk justifikohen dot (!!!) dhe se pas kësaj ata nuk do lejohen me të mund të pastrojnë pasuritë e tjera që nuk i kanë deklaruar.

Praktikisht i kërcënoi se nuk do u japi me tendera e leje ndërtimi të tjera. A e dëgjuat Kryeministrin dje kur si kapobandë u fliste bandave të tjera duke ju mburrur se vërtetë ata kishin pasurinë, por ky kishte OFL-në!?

Por pse duhet tu bëjë thirrje, t’u flasë apo t’i kërcënojë nga foltorja e Kuvendit? A ka atë çupen që lexon emrat?

A po ua nis nga foltorja e ministrisë së brendshme njoftimet?

Pse i duhet shpjegimi i njoftimeve të asaj ćupës me syze Ramës?

Për t’u sqaruar që pas asaj çupës me syze qëndron Rama?

Apo po ju bën thirrje që t’i vënë gishtin kokës, të qetësohen se nuk ka nevojë që të vërsulen të gjithë që të kapin ça të kapin se “ka për të gjithë” (thotë Tan Lamja)!

Por sidomos ta njohin si shefin e madh dhe të mbyllin me paqe dhe me marrëveshje të fortësh gjithë këtë betejë, ku njëra palë kërcënon me armë e tjetra me OFL.

Nëse në fillim kuptuam që ligjet e urgjencës ishin shoë për shqiptarët dhe dje kuptuam që bandat paskan filluar të kërcënojnë edhe zyrtarët e lartë të Ramës, sot po kuptojmë që Rama kur kërcënon me luftë në fakt po bën thirrje për marrëveshje.

Aq më shumë që ajo lufta që u shpalli duket nuk po tremb asnjë nga ata që po i dalin përditë nga burgjet.

Dhe meqë në këtë rast ju desh të gjente një fajtor, sajoi që drama që po përjeton vendi nga gjendja pa gjykata dhe pa prokurori, paska qënë gjë që ai Rama e dinte dhe e priste.

Ne kuptuam vetëm që ua paska mbajtur të fshehtë shqiptarëve. Ne do vazhdojmë të degjojmë me vemendje Kryeministrin që nesër e perditë të kuptojmë se çfarë të fshehtash të tjera po mban Rama në xhep./ CNA.al

LEXO TE PLOTE