LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha takon ambasadorin italian/ “Do forcojmë bashkëpunimin mes vendeve”

13 Shkurt 2020, 20:53, Politikë CNA
Basha takon ambasadorin italian/ “Do forcojmë bashkëpunimin mes

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me ambasadorin e ri të Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Forcimi i bashkëpunimit, integrimi europian, rritja e investimeve dhe lufta ndaj krimit të organizuar kanë qenë në fokus të takimit.

Kreu i PD-së, Basha është shprehur se do të punojë për forcimin e marrëdhënieve me Italinë, si në opozitë edhe kur të vijë në pushtet.

“Gjatë takimit të parë me ambasadorin e ri italian, z. Fabrizio Bucci, konfirmova miqësinë e ngushtë dhe historike mes dy popujve tanë dhe qëndrimin e Partisë Demokratike se Italia është një nga partnerët tanë strategjikë për Shqipërinë.

I shpreha ambasadorit Bucci bindjen e palëkundur se si në opozitë, ashtu edhe në qeverisje, PD do të jetë kontribuese kryesore për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Italinë mike dhe avokaten tonë të shkëlqyer për integrimin europian. Shpreha besimin se ambasadori Bucci do të luajë një rol aktiv dhe nxitës për zgjerimin e hapësirave të bashkëpunimit.

Ekonomia dhe punësimi përmes mbështetjes për investimet italiane në Shqipëri, integrimi europian, lufta kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar janë çështje kyçe për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve tona mike dhe aleate”, shkruhet në njoftimin e PD./CNA.al

Lajmet e fundit nga