Connect with Us

“Bam e bam më tregon përralla”/ Rama përplaset në emision me Klodiana Lalën

Politikë

“Bam e bam më tregon përralla”/ Rama përplaset në emision me Klodiana Lalën

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama është përplasur sot me gazetaren Klodiana Lala në studion e Opinion teksa diskutohej për makinën e blinduar të Ramës.

Rama e ka mohuar se lëviz me një makinë të blinduar teksa ka theksuar se vetëm ai dhe kryeministri i Kosovës lëvizin me avion komercial.

Gazetarja Lala ka ndërhyrë teksa i ka thënë se kjo është gjeja më minimale që mund të bëjë pasi jemi një vend i varfër.

Kryeministri është acaruar dhe ka kërkuar të mos i ndërpresë fjalën kur ai flet.

Rama: E di ti që kryeministri i vendit tënd është i vetmi bashkë me kryeminsitrin e Kosovës lëvizin me avion komericoal.

Lala: Jemi vend i varfër, kjo është gjeja më normale që mund të benit. Do ju gjykoja po të vepronit ndryshe.

LEXO EDHE:  Pas ambasadorëve, Rama pranon propozimin e Metës/ Sy më sy për Reformën!

Rama: Kur ju flisni e bëni pyetje, përgjigja do jetë ajo që dëshiroj unë jo ajo që dëshironi juvë.
Më lërë të mbaroj fjalinë, mos më ndërhy se e kam problem, ma lër të shtroj një fjali sepse kur ma kap kallëzuesin peng nuk shkoj dot tek kundrinori.

Lala: Kemi për të bërë debat zoti kryeministër

Rama: Jo s’kam ardhur për debat. Të lutem se po i merr kohë njerëzve. Bam e bam e bam bam bam më tregon mua përralla. Kur bën pyetje me dëgjo, unë do filloj nga qielli e dal te nëntoka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Manipulimi i sondazhit të “Opinion”/ Rama “dhëmbë për dhëmbë” me Fevziun

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë emisioni “Opinion” bëri një sondazh për të kuptuar sa njihen ministrat nga qytetarët shqiptarë, por u vu re që numri i votave u rrit në mënyrë të frikshme dhe jo të njëtrajtshme.

Nga verifikimet e panelit të emisionit, u zbulua se një numër i konsiderueshëm votimesh për disa prej ministrave, janë false.

Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka debatuar edhe me moderatorin Blendi Fevziu për këtë sondazh.

Rama: E para është thjeshtë një anketim, nuk përfaqësohet fare. E dyta është e pavërtetë dhe…

Fevziu: Ne e kemi të verifikuar këtë gjë, që në atë sondazh ka pasur ndërhyrje nga ministra apo sftafet e tyre. E kemi vërtetuar dhe në një vend tjetër, nëse do ndodhte diçka e tillë do bëhej hetim. E pe emisionin?

Rama: Jo nuk shoh televizione.

LEXO EDHE:  Rama dhe Basha kanë bërë ‘krimin’ më të madh në Shqipëri

LEXO EDHE:  Rama dhe Basha kanë bërë ‘krimin’ më të madh në Shqipëri

Fevziu: E para ne bëmë testim që e ndamë në tre pjesë, e dyta i nxorëm me letër në dorë fotografitë dhe e treta IP-të e përdorura, një pjesë e tyre e kanë lokacion në selinë e PS.

Rama: Në selinë e PS tani që flasim është kantier ndërtimi. Ekipi nuk është në seli.

Fevziu: Nuk po flasim për ekip, po flas për një person.

Rama: Nuk di unë person, flas për ekipin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk bëjmë marrëveshje me Ramën”/ Paloka kërkon qeveri tranzitore

Publikuar

-

Nga

paloka zbardh fakte te renda

Ish deputeti i partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se vendi ka nevojë për qeveri tranzitore ndërsa theksoi se nuk bëjnë marrëveshje me Edi Ramën.

 “Ne themi kaq kohë që duhet qeveri tranzitore. Kërkohet një qeveri, për 100 ditë, që të menaxhojë zgjedhjet. Kjo qeveri në radhë të parë ka parasysh që Rama të mos jetë kryeministër. Edi Rama ka treguar se është njeriu që nuk lejon zgjedhje të lira e të ndershme në këtë vend.

Qeveria tranzitore synon që të sigurojë një klimë, ku të shmangen situatat e krimit zgjedhor. Qeveria tranzitore ka si detyrë që të lejojë zgjedhje të lira e të ndershme. Nga ne askush nuk pretendon të bëjë marrëveshje dhe nuk pritet luajitet nga ai. Mënyra si do zgjidhen pastaj njerëzit, kërkohen persona me integritet”, tha Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lëviz me makinën e blinduar të të vëllait/ Rama sfidon live në studio: Shkoni provojeni

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar lajmet për makinën që ai leviz, për të cilën u tha se është në pronësi të vëllait të tij Olsi Rama dhe është e blinduar.

Rama shprehet se makinën ja ka dhuruar vëllai që kur ka qenë në opozitë. Ai thekson se makina nuk është e blinduar, majde ka kërkuar që një njeri i fushës të shkojë ta verifikojë.

“Një nga ata të fushës të cohet tani ta verifikojë nëse makinë është e blinduar apo jo. Mirë do ishte ta bënit verifikimin para se t’i bënit komentet. Makina nuk është e blinduar, është qysh në vitin 2009 kur unë kam qenë në opozitë, ma ka sjellë im vëlla kur ma qenë në opozitë ashtu sikundër makina që përdor si kryeministër nuk ka qene kurrë e blinduar e kam pasur që kur isha në opozitë.
Përdor atë makinë sepse nuk kam dashur të harxhoj para, prandaj lëviz me këtë makinë, unë s’ jam qejfli makinash nuk di t’i jap, unë di t’i jap vetëm makinës të qeverisë”, tha Rama në studion e Opinion./CNA.al

LEXO TE PLOTE